Gazetari gjerman Peter Tiede i gazetës ‘Bild’ flet dhe fundos me turp Edi Ramën dhe qeverisjen hajdute e kriminele: Mafia qeveris Shqipërinë

0

Gazetari gjerman Peter Tiede, i cili është edhe autori i publikimit të audio-përgjimeve në gazetën ‘Bild’, ku aludohet blerje votash nga Astrit Avdyli i bandës së Shijakut në favor të kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, tregon si i siguroi.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai shkruan se qeveria shqiptare mohon keq blerjen e votave.

“Për shkak se qeveria në Shqipëri e mohon kaq ashpër se mafian blen votat, disa përgjime për t’u dëgjuar- të marrë nga policia. Deri më sot të pabërë publike. Baroni i drogës, që shfaqet në audiopërgjim u arrestua për trafik heroine dhe u lirua sërish pasi pësoi depresion në burg dhe mori një certifikatë siç i kërkohej.

Të mëdhenjtë duan të jenë të lirë në Shqipëri- ata paguajnë mirë dhe sigurojnë vota. Pyetja e vetme është: A e manipulon mafia politikën apo ajo e qeveris vendin?

Përshtypja ime: Ajo e qeveris vendin.

Një hetues më ka thënë: Ne e humbën luftën, mafia e drogës e mori në dorë shtetin tonë.

Për shkak se disa policë dhe prokurorë nuk duan të dorëzohen, sepse duan të veprojnë kundër udhëheqjes së korruptuar policore, ne arritëm të sigurojmë materialin.

Falënderimet e mia për hetuesit e guximshëm dhe gazetarët inteligjentë në Shqipëri, të cilët nuk po heqin dorë”, shkruan gazetari.

Përgjimi i “Bild”, Avdylaj, kreut të PS Shijak: Të hiqet gjoba, ka bo gabim “or pis”

Përgjimi i “Bild”, Avdylaj presion për Dakon: O të na japin votën, ose të ikin nga puna

“Ke takuar Ramën, je kënaqur”, “Bild” publikon audio-përgjimet Dako-Avdylaj

Përgjimet e “Bild”, Avdulaj: Do takohemi të fusim Lirin për deputet

Publikimet e gazetës së famshme Blid, Prokuroria shqiptare nis hetimet për nxjerrje sekreti

Pak orë pas publikimit të gjashtë përgjimeve të gazetës prestigjioze gjermane “Bild” mes kreut të bandës së Shijakut, Astrit Avdylajt, kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakos dhe zyrtarëve të tjerë të PS, vihet në lëvizje edhe Prokuroria e Tiranës.

Mësohet se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tiranë ka nisur hetimet në lidhje me të dhënat e publikuara mediatikisht, për çështje të hetuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Hetimet e filluara kryesisht synojnë të nxjerrin në pah arsyet e publikimit në mënyrë të paligjshme të këtyre përgjimeve që i përkasin çështjes nr. 339.

Prokuroria thotë se do ndjekë me vëmendje rastin duke kryer veprime konkrete për zbardhjen e çështjes.

Gazeta gjermane BILD ka publikuar audiopërgjimet mes kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako dhe Astrit Avdylajt për blerjen e votave. Biseda e transkriptuar është në anglisht, ndërsa audio është në shqip.

Gjashtë audiopërgjimet janë pjesë e një dosje vëzhgimi të ligjshme mbi investigimin kriminal 339/1 2017,i zyrës së Prokurorisë së Antimafias sa i takon aktivitetetit kriminal ndërkombëtar të drogës të njohur si klani kriminal i Avdylajt në qytetin e Shijakut në Durrës.

Në dy audiopërgjime, 2,3 flitet si të vendoset në listën e kandidatëve të PS-se, Ilir Ndraxhi, i cili, siç shkruan BILD, do të përfaqësojë interesat e klanit kriminal të Avdylajt dhe klani i Avdylajve do të japë një mbështetje të plotë fushatës së PS-së në Durrës.

Në audio përgjimin e tretë Astrit Avdylaj zotohet se do të punojë fort, aq sa dhe kryeministri Rama do të surpizohet, me një rezultat pozitiv 10 me 0 në Durrës. Në përgjimin e 1 Avdylaj kontakton me drejtuesin e Ujësjellësit ku i kërkon listën a punonjësve votues të PD-së me qëllim që ti ‘shkundte”

Audiopërgjimi 6 ka të bëjë me ndërhyrjen që Avdylaj i kërkon Vangjush Dakos në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive, ndërsa audipërgjimi 5 ka të bëjë me ndërhyrjen për të anuluar gjobat e IKMT-së.

Në audiopergjimin e 4, Avdylaj flet me një votues të cilit i kërkon të votojë kandidatin e PS-së, Ndraxhi dhe jo Gon Duken dhe për këtë i premton dhe një kafe.  Aktualisht Ilir Ndraxhi është deputet socialist në Parlament.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu