Vrasje të vogla/ Pelin kap bashkë Ojan dhe Serhanin, ja ç’do ndodhë sot

0

Serhan fton Ojan të takohen por ajo nuk pranon. Serhan i kujton që e mori në telefon mbrëmjen e djeshme. Oja vihet në siklet dhe ja mbyll telefonatën Serhanit. Edip telefonon Merven dhe i thotë se e di që ajo dhe Serhan janë ndarë. Pelin futet fshehtas në dhomën e hotelit të Serhanit. Pelin kontrollon tek sendet e tij por nuk arrin të gjejë gjë. Ajo dëgjon Serhanin duke ardhur dhe fshihet në dollap. Oja shkon në dhomën e Serhanit.

Ai i kërkon të jetojnë lidhjen e tyre. Pelin përgjon bisedën e tyre. Merve shkon në klubin e Edipit dhe e kërcënon. Oja dhe Serhan afrohen për t’u puthur. Pelin bën padashje zhurmë brenda dollapit. Oja dhe Serhan e dëgjojnë. Oja dyshon se dikush ndodhet në dhomën e Serhanit. Ojën e marrin në telefon dhe sërish i hapen probleme. Serhan e ndihmon Ojan. Oja nuk e do ndihmën e Serhanit dhe zihet me të. Pelin largohet nga dhoma e Serhanit fshehtas. Tajlan i kërkon falje Ojas dhe e pyet nëse besdiset nga fakti që ai është martuar me Pelinin. Oja i lë të kuptojë se nuk i intereson më për të. Merve shkon të takojë nënë e Serhanit dhe i tregon se për Serhanin do bënte gjithçka./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu