Rreth 300 bimë Kanabis Sativa janë gjetur nga policia të mbjella në 4 parcela në fshatrat Xhafaj dhe Krahës të Memaliajt.
Gjatë kontrollimit të territorit nga ajri, në një territory të pyllëzuar u konstatuan 4 parcela me rreth 300 bimë të mbjella.
Ndërkohë burimet bëjnë me dije se janë shoqëruar në polici kryetari i fshatit Xhafaj L.B dhe përgjegjësi i njësisë pyjore Y.H. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Gjirokastrës.






