Dasma e vitit në Turqi po afron, mediat zbulojnë ku do e kalojë muajin e mjaltit çifti i njohur

0

Vetëm pak ditë na ndajnë nga ajo që thuhet se do të jetë dasma e vitit në Turqi. Aktorja e njohur, Amine Gulse dhe futbollisti, Mesut Ozil do të kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre disavjeçare në datë 7 qershor. Ndërkohë që përgatitjet vazhdojnë, mediat turke kanë nisur të aludojnë mbi vendin që çifti i njohur do të zgjedhë për të kaluar muajin e mjaltit. Ato shkruajnë se Amine dhe Mesut kanë zgjedhur Maldivet, ishujt përrallorë me resortet luksoze, detin kristal dhe rërën e bardhë. Me sa duket, pas dasmës dyshja ka vendosur të kalojë disa ditë relaksuese. Kujtojmë se aktorja dhe futbollisti kanë shumë vite të lidhur dhe kanë vendosur që dashurinë e tyre ta festojnë në një dasmë madhështore, me shumë të ftuar./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu