Dy versionet për vrasjen e Edi Ramës!

0

Si ka vepruar Edi Rama pas 21 janarit kur si lideri i PS-së mori vesh për fjalët e hapura nga vetë Berisha se ai edhe mund të vritej nëse mësynte edhe njëherë mbi kryeministrinë? Këtë ngjarje e e kanë treguar në mënyra të ndryshme shumë vetë, në formën e saj më arrogante dhe më të pacipë, vetë ish kryeministri, në një formë propagandistike dhe të idealizuar edhe bashkëshortja e Ramës e së fundi, në librin e tij me kujtime edhe ish presidenti Bamir Topi në librin e tij, “Nocturn / Kur arsyeja errësohet nga pushteti”.

Në një kapitull të veçantë, ai flet për 21 janarin dhe për mënyrën si u menaxhuan ditët pas kësaj ngjarjeje të tensionuar. Ai ka rrëfyer një takim në zyrën e tij kur nxori jashtë edhe sekretaren dhe sy më sy me ish liderin e opozitës i tregoi për raportin e shërbimit sekret se ndaj tij mund të bëhej një atentat. “Tani duhet të ndaj diçka serioze që ka të bëjë me ty. Bahri Shaqiri, në zarn e urgjencës së lartë më kishte informuar se jeta e Edi Ramës rrezikohej seriozisht dhe ndërkohë që po e informoja, fytyra e tij mori një pamje të zbardhur, ku dalloja lehtësisht bulëzat e djersës që i mbulonin ballin” shkruan ish presidenti në kujtimet e tij.

Natyrisht këtu gjithçka duket normale. Eshtë sa njerzore, po aq edhe e pritshme që njeri që dëgjon për herë të parë se mund ta vrasin (aq më tepër që falangat e Berishës sapo kishin dhënë shembull për këtë) të ketë frikë, të humbasë ngjyrën e fytyrës, apo pse jo të bëhet qull në djersë. As nga Edi Rama kërkush nuk mund të kërkonte që të tregohej superhero në ato çaste.

Por e bukura e historisë është se ajo i ngjan një lumi që mbushet nga përenj të shumtë. Në të ka kontribuar edhe bashkëshortja e kreut socialist, Linda Rama, në një dokumentar të vitit 2013 në prag të fushatës elektorale.

Por rëfimi i saj ndryshe nga ai i Topit dominohet nga nota tejet më patetike. Sipas saj, pasi u njoftua edhe nga shërbimet e huaja për mundësinë e një atentati, Rama i tha Lindës: “Jeta ime nuk ka asnjë farë vlere, para jetëve të atyre që u vranë në 21 janar”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu