Rama përdor gjuhë rrugaçi kundër Ramush Haradinajt: Është budalla, para facebook-ut e njihte vetëm familja e tij!

0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratat e Kryeministrit të Kosovës Haradinaj në lidhje me planin mes tij, Presidentit të Serbisë dhe presidentit të Kosovës për copëtimin e Kosovës.

Haradinajn, me nje gjuhë të ashpër e ka shpërfillur fare.

Në koferencën e zhvilluar me Mogherinin, ai ka thënë dy shprehje në lidhje më çështjen e copëtimit të kufijve të Kosovës, e para ‘Budallain sa pa dalë Facebook e njihte vetëm shtëpia e vet’ dhe e dyta ‘nëse do që gënjeshtrën tënde ta besojnë bëje të pabesueshme’. Ai ka cilësuar deklaratat për ndarjen e Kosovës gënjeshtra të përmasave marramendëse dhe budallallëqe të rrezikshme.

Në lidhje me çështjen ai ka thënë se do të flasë një herë të dytë.

“Sa i përket komplotit për të copëtuar Kosovën dhe për të krijuar një hartë të re të botës në mënyrë të fshehtë, më kujton atë shprehjen që sa pa dalë ‘Facebook’ budallain e njihte vetëm shtëpia e vet. Jetojmë në një botë nga pikëpamja fatkeqe. Nëse do që gënjeshtrën tënde ta besojnë bëje të pabesueshme është në përdorim të përditshëm duke përfituar nga Facebooku dhe mundësia për torollisur gjithë dynjanë me gënjeshtra të përmasave marramendëse dhe budallallëqe të rrezikshme. Nëse gjenden aq shumë budallenj sa të besojnë se një proces që përfshin shtet dhe jo dy shtete, por të gjitha shtetet e botës që përfshin parlamente, parti politike, shoqëri, votime referendare në fund mund të bëhet fshehurazi nga disa persona dhe të kalojnë të gjithë këtë proces që thashë si miu nën mustaqe atëherë kjo botë ka marrë fund. Por çdo shqiptar e kupton se kjo është e gjitha një gënjeshtër e bërë aq e pabesueshme që të mund të shitet dhe blihet në territorin e marrëzisë online. për më shumë do të shpjegoj më tutje kur të më jepet mundësia. Kaq besoj se mjafton për sot. Falënderoj Federicën, ata në komision që po punojnë për raport progresin. kam shumë besim se do marrim rekomandim pa kushte”, theksoi kryeministri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu