Doc. Prof. Taulant Balla: Koalicioni i majtë do votojë pa opozitën dhe normalisht ne do i fitojmë të gjitha bashkitë

0

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur pas nënshkrimit të koalicionit me 24 partitë aleate.

 Balla u shpreh se koalicioni i majtë do të fitojë të gjitha bashkitë ne vend.

‘Koaliconi i majtë do të fitojë të gjitha bashkitë. Kjo aleancë është gjysma e partive që marrin pjesë në zgjedhje dhe jam i sigurt që në zgjedhje do të ketë koalicione të tjera. Një parti që s’ mjerr pjesë në zgjedhje nuk mund te quhet parti politike’, tha Balla.

I pyetur nëse do të marrë PS pjesë në një tryezë të iniciuar nga President Meta, Balla theksoi se zgjedhjet e 30 qershorit do zhvillohen.
‘Mandati i parlamentit është tejet legjitim. ka qenë shumë i qartë qëndrimi i SHBA-ve përmes Palmer, apo dhe qëndrimi i BE, i cili nxit të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhje. Zgjedhjet janë të gjithëpranuara me këdo që merr pjesë dhe ajo që është shumë e rëndësishme, ritheksoj dhe njëherë se nuk ka asnjë forcë politike që mund të tentojë të bllokojë zgjedhje të lira”.
Nuk jam Nostradamus por di që afatet zgjedhore janë kushtëzuese.
Kush mendon se mund të marrë pushtet në tavolinë, apo ta përdorë kushtetutën a kodin zgjedhor si një alibi për humbjen e radhës e ka shumë gabim. Nuk ka negociata me askënd mbi kurrizin e Kushtetutës. Siç bën gabimin për dorëzimin e mandateve, tani jemi në fazën që Lulzimi dhe Monika duan t’iu heqin të drejtën qytetarëve për të zgjedhur kryetarët e 61 bashkive’, deklaroi Balla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu