Muaji i fundit i pritjes së ëmbël, Almeda Abazi kalon kohën duke kujtuar ditët e shkuara

0

Almeda Abazi është në muajin e fundit të shtatzënisë dhe gjatë kësaj kohe, ajo ka qenë shumë aktive në ‘Instagram’, duke mbajtur në dijeni ndjekësit e saj në lidhje me çdo detaj. Ditën e sotme, ajo ka publikuar një foto të vjetër, ku tregon format perfekte, në rrobabanjo. “Këtë bën kur je 9 muajshe shtatzënë. Kontrollon fotot e tua të vjetra”, ka shkruar bukuroshja shqiptare. Fotoja ka pasur shumë reagime nga fansat e saj të cilët presin me padurim lindjen e djalit të Almedës, ndërsa disa të tjerë komentonin linjat e saj. Ky do të jetë fëmija i parë për Almedën dhe Tolgahan, të cilët janë martuar prej më shumë se 1 viti dhe jetojnë të lumtur në Stamboll./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu