Selim i propozon Melisës, Arzu i shpëton jetën Xhenetit, ja ç’do ndodhë sot

0

Selim i bën surprizë Melisës për ditëlindje në kompani. Xhenet mërzitet dhe bëhet xheloze për afrimitetin e Melisës dhe Selimit. Kaja shkon në kompani dhe kërkon të marrë me f*rcë Xhenetin. Arzu nuk e lë Xhenetin të shkojë. Kaja i thotë Arzus se Xhihan ka ardhur për tu hakm*rrë. Kaja i drejton arm*n Xhihanit. Të gjithë trondi*en.

Kaja i jep arm*n në dorë Xhihanit dhe i kërkon ta vr*së. Rojet e sigurisë nxjerrin jashtë Kajan. Arzu i tregon Selimit se Melisa u bë shkak që dasma e tij dhe Xhenetit u prish.

Xhenet shkon në shtëpinë e Sojerëve dhe pyet Melisën çfarë ka mes saj dhe Selimit. Melisa i tregon se mbrëmë ishte me Selimin por e gënjeu sepse nuk donte që ajo ta keqkuptonte. Xhenet dyshon. Melisa i kërkon Xhenetit të ketë besim tek ajo sepse nuk do t’i bënte kurrë keq. Ajo i thotë se Selimin e ka thjesht shok fëmijërie.

Madje për ta bindur Melisa telefonon Selimin për t’i thënë që nuk do ta shohë me sy. Selim përgjigjet ndërsa Melisa pret që Xhenet ta ndalojë. Melisa i thotë Selimit të mos vijë. Xhenet e ndalon Melisën dhe i thotë se e beson. Arzu shkon në shtëpinë e Xhihanit dhe zbulon se Kaja kishte të drejtë. Ajo sheh në kompjuterin e Xhihanit se ai ka vendosur të hakm*rret ndaj saj dhe Xhenetit.

Kaja shkon në shtëpinë e Mukadesit dhe kërkon me patjetër Xhenetin. Selim shkon në festën e ditëlindjes së Melisës dhe i kërkon të flasin. Ata e lënë të takohen fshehtas. Xhihan kupton se Arzu e ka mësuar që ai kërkon të h*kmerret. Melisa dhe Selim takohen larg të tjerëve. Xhenet i përgjon. Selim e sheh Xhenetin dhe pyet Melisën nëse dëshiron të jenë bashkë.

Melisa nuk mund ta besojë dhe gëzohet. Ajo pranon dhe i thotë Selimit se do vd*ste për të. Xhenet dëgjon gjithçka dhe largohet duke qarë. Arzu dhe Kaja përballen me Xhenetin dhe i kërkojnë të largohen. Xhenet kërkon të qëndrojë vetëm. Kaja sheh snajperistin dhe nxjerr pisto*etën. Snajp*risti që*lon Arzun. Arzu bie pa ndjenja në krahët e Xhenetit./revistawho

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu