Xhihan torturon Kajan dhe vendos të vrasë Xhenetin, ja ç’do ndodhë sot

0

Selim dhe Melisa shkojnë të darkojnë së bashku. Xhenet telefonon Melisën për të biseduar për punën e re. Melisa e gënjen Xhenetin dhe i thotë se ndodhet me disa miq. Halil informon Arzun që Xhihan mund t’i bëjë keq asaj ose Xhenetit. Arzu telefonon Xhihanin dhe i kërkon të takohen. Kaja shkon në shtëpinë e Xhihanit por rojet e tij i gjuajnë prapa koke dhe ai bie pa ndjenja. Selim i tregon Melisës se ka hequr dorë nga Xhenetit që në momentin kur ajo nuk pranoi të takohej me të. Melisa gëzohet.

Ndërkohë Xhenet vuan për Selimin dhe i kujtohen fjalët e tij. Arzu shkon të takojë Xhihanin dhe e pyet çfarë plani ka. Xhihan i thotë Arzus se ajo pret që ai të vrasë Kajan. Arzu e mohon. Xhihan ja bën të qartë Arzus se nuk është vrasës dhe nëse do ishte do e kishte vrarë me kohë Kajan. Ai siguron Arzun se nuk do i bëjë keq as asaj dhe as Xhenetit. Njerëzit e Xhihanit lidhin me zinxhir Kajan. Melisa i tregon Arzus se darkoi me Selimin. Arzu kritikon Melisën që i prishi dasmën Xhenetit dhe tani del me Selimin. Melisa i kujton Arzus se edhe ajo dikur donte ta ndalonte lidhjen e Xhenetit me Selimin. Xhihan i thotë Kajas ta pranojë se e ka vrarë gruan e tij por Kaja nuk e pranon. Xhihan urdhëron që Kajas t’i bëjnë elektroshok. Nilgyn i thotë Melisës se nuk do e lejojë të lidhet me Selimin. Melisa e kërcënon se do i tregojë gjithçka Selimit. Njerëzit e Xhihanit rrëmbejnë Xhenetin dhe e fusin në një shtëpi të vjetër. Kaja tronditet dhe i lutet Xhihanit mos ta vrasë Xhenetin. Kaja vendos të pranojë krimin. Xhihan i tregon Kajas se gruaja e tij ishte shtatzënë. Ai i thotë Kajas se do përjetojë të njëjtën dhimbje si ai. Xhihan i vendos flakën shtëpisë ku ndodhet Xhenet. Kaja futet brenda shtëpisë mes flakëve për të shpëtuar Xhenetin por Xhihan e ka mashtruar. Në vend të Xhenetit ndodhet një manekin. Xhihan kërcënon Kajan se do e vrasë Xhavidanin dhe vajzën e tij. Xhenet shkon në kompani dhe takohet me Arzun. Teksa flasin për projektin e ri atje vijnë Selim dhe Melisa. Xhenet mërzitet kur sheh Selimin dhe Melisën bashkë. Selim i kujton Arzus se në darkë do festojnë pasi Melisa ka ditëlindjen. Arzu fton edhe Xhenetin./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu