Shkodra i nxjerr Karton të Kuq Edi Ramës: Mos provo të vish në Shkodër Hajdut! Nuk je i mirëpritur tek ne!

0

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka njoftuar zyrtarisht se do të mbledhë ditën e nesërme Asamblenë e PS-së në Shkodër, ndërsa më pas pritet të vijojë me turin ‘Bashkia që duam”.

E ndërkohë që masat e sigurisë do të jenë të larta, ku pritet të përfshihen edhe reparte speciale të Policisë së Shtetit, të cilat do të sigurojnë një perimetër të gjerë nga vendi ku do të mblidhet Asamblea e socialistëve, dega lokale e PD-së në qytetin më të madh në verilindje të vendit i ka dërguar një mesazh në distancë Kryeministrit. Partia demokratike që është mazhorancë absolute ne kryeqëndrën e Veriut përgjatë gjiuthë hostorisë pluraliste, por edhe e persekutuar ne sistemin e Enver Hoxhës, i ka nxerrë karton të kuq Edi Ramës, duke e quajtur hajdut…

Ky qytet ka edhe histori të tjera me kryeministra socialistë, ku nuk i ka lënë të hyjnë në qytet.

Deklarata është vërtet e fortë dhe zyra e PD-së ka lajmëruar se do therrasë militantët e vet, nderkohe që shteti ka blinduar qytetin…

“Dega e Partisë Demokratike në Shkodër i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të mos vijë nesër në këtë qytet pasi nuk është i mirëpritur. Rama gjatë gjithë këtyre viteve vetëm sa ka punuar kundër Shkodrës”, thuhet në reagim.

Pritet që mbështetësit e opozitës të presin me protesta Ramën, reagim ky që ka ndodhur në shumë qytete, sa herë që Kryeministri ka pasur takime. Aktualisht opozita e bashkuar ka dorëzuar mandatet e deputetëve, ndërsa drejtues të saj kanë paralajmëruar mosbindjen civile nga veriu në jug.

Qytetaret duket do bejne protestë të fortë, por edhe kryeministri nuk ka lajmeruar ende per nje anulim te Mbledhjes së Asamblesë së PS-së në Shkodër.

Nëse do ndodhë, nuk është hera e parë që Rama anulon aktivitete në Shkodër, por edhe nëse zhvillohet aktiviteti, nuk [është hera e pare që kryeministri provon të çojë deri në fund kokfortësinë për autoritet të pushtetit.

Por, në nje situatë jo fort të qetë në Shkodër, dita e neserme duket si nje barometer ku matet vendosmeria e qeverisë te vazhdojë programin, ose frika e saj nese Rama gjen alibi e nuk vjen ne Shkoder.

Burime të besueshme thone se PD po organizohet me shumë militantë ta presë siç ka deklaruar publikisht, ndërsa stafi i kryeministrit po mëndohet shumë dhe në orët në vazhdim edhe mund të anulohet takimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu