1-vjetori i luftës në Ukrainë/ Yuri Kim: Joe Biden i kujtoi botës se Putin e kishte tërësisht gabim

0

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka deklaruar se e gjithë bota e di atë që ka ndodhur në Ukrainë, nga lufta e Rusisë dhe padrejtësitë e kryera ndaj këtij kombi.

Në një deklaratë në aktivitetin e organizuar në Tiranë për një vjetorin e nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, ambasadorja amerikane tha:

“Ne qendrojmë me popullin e Ukrainës sikurse liria e sovraniteti i kombeve s’duhet të ketë dyshim që ne do të jemi me popullin e Ukrainës e do të qendrojmë sa kohë të nevojitet.

Presidenti Biden i kujtoi botës që Putin e kishte tërësisht gabim përpjekjen për të imponuar vullnetin e tij kundër Ukrainës. Ai gjeti kombim më të fortë.

Putin mendonte se Perëndimi ishte i përçarë, e kishte gabim. Perëndimi është bashkuar si kurrë më parë.

Nuk është vetëm Shqipëria që qendron me Ukrainën por dhe SHBA, e gjithë bota mbarë.

Bota e di dhe e kemi parë, nuk do të harrojmë vendet në Ukrainë, vrasjet në masë, e do të sigurohemi që të sjellim liri dhe drejtësi”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu