Zelensky flet para takimit me Ramën: Me Shqipërinë do bashkëpunojmë në tre fusha

0

Presidenti ukrainas Vlodymyr Zelensky i ka paraprirë takimit të përbashkët me kryeministrin Edi Rama teksa postoi në rrjetet sociale se për çfarë do të diskutojë me kryeministrin Edi Rama.

Ai thekson se palët do të diskutojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe politik, mbështetjen për Formulën e Paqes dhe marrëveshjet e sigurisë.

“Sot punoj në Tiranë. Do të takoj mikun e palëkundur të Ukrainës, kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe do të marr pjesë në samitin Ukrainë-Evropa Juglindore.

Në bisedimet tona dypalëshe me Kryeministrin dhe ekipin e tij, do të diskutojmë bashkëpunimin në mbrojtje dhe politik, mbështetjen për Formulën e Paqes dhe marrëveshjet e sigurisë. Shqipëria është një nga vendet që ka nënshkruar Deklaratën e Vilniusit të G7, të cilën ne e vlerësojmë shumë.

Ne do të diskutojmë rrugën tonë të përbashkët drejt qëllimit euroatlantik në samitin Ukrainë-Evropë Juglindore, i cili tashmë po mbahet për herë të dytë. Unë do të propozoj mbështetjen e përpjekjeve të Ukrainës për të arritur paqen e drejtë dhe të qëndrueshme, si dhe organizimin e Samitit Global të Paqes në Zvicër.

Do të zhvilloj edhe bisedime dypalëshe me pjesëmarrësit e samitit”– shkruan Zelensky.

Axhenda e Zelenskyt në Tiranë:

09.05 – Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës Zelenskyy.

Në orën 09:30 do të jetë takimi dypalësh mes dy delegacioneve.

Në orën 10:10 do të firmoset marrëveshja mes Shqipërisë dhe Ukrainës.

Në orën 11:00 do të bëhet mbërritja e liderëve të shteteve në Pallatin e Kongreseve. Mes tyre do të jenë Presidentja e Kosovës, ai i Serbisë, Malit të zi, Maqedonisë së veriut, etj. ndërsa krerët e shtetit të Turqisë, Greqisë, Rumanisë dhe Bullgarisë do të adresojnë fjalën e tyre nëpërmjet një videomesazhi.

Në orën 11:30, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë fjalët hapëse të sesionit.

Në orën 13:00 do të bëhet foto familjare.

Kurse në orën 13:30, ​​Kryeministri Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu