Yuri Kim, “non grata-t” dhe King Smith…

0

Kreu demokrat Sali Berisha, që në zgjedhjete fundit, megjithëse i sulmuar haptas, mori rreth 40 për qind të votave, tha se sanksionimi “non grata” nga Britania e Madhe ka ardhur pas protestës madhështore të opozitës më 7 korrik.

Në “Çim Peka Live”, Berisha tha se pas kësaj proteste, ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King Smith, e ka thënë që do më shpallnin “non grata”, duke e konsideruar protestën si kalim të çdo gjëje.

Berisha tha se Yuri Kim nuk ishte hartuesja e “non grata-s” për mua, ndërsa ambasadori britanik ishte ai që hartoi shpalljen “non grata” nga Britania e Madhe.

“Ky është rrjeti i Soros, ky i referohet mediave të rrjetit Soros. E dini ju që pas SHBA, vendi i dytë që kemi vendosur bashkëpunimin është Britania e Madhe, e dini ju që kemi ndërmarrë operacione të caktuara bashkarisht, dhe sot më thonë je rrezik për Britaninë e Madhe”, tha Berisha. Ai shtoi se ambasadori britanik nuk ka kontakte zyrtare me PD dhe nuk do të ketë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu