Xhemre zbulon se kush e vrau Gokhanin, këtë javë në “Lule të vetmuara”

0

Xhemre përjeton haluçinacione dhe mendon se Gokhan nuk ka vdekur. Ejlyl është e vetmja nga vajzat që e mëson këtë dhe përpiqet ta ndihmojë Xhemren. Defne mëson se Nazan ka aksidentuar Gokhanin. Prova që e vërteton këtë bie në duart e Kemalit.

Ky i fundit vendos të përfitojë nga situata dhe shantazhon Nazanin. Meral dhe Seher nisin një jetë të re në shtëpinë e tyre por gjërat nuk shkojnë siç duhet. Pronari i lokalit e kërcënon Seherin dhe kjo e fundit ka frikë se jeta e Meralit është në rrezik. Seher vendos të ndahet nga e bija.

Meral e përjeton keq këtë ndarje nga nëna e saj duke mos e ditur çfarë fshihet pas kësaj. Xhemre vë jetën e saj në rrezik duke kërkuar për vrasësin e Gokhanit. Ajo akuzon Nazanin dhe tenton ta qëllojë. A do të shpëtojë Nazan? Na mbetet ta mësojmë me episodet e reja në TV Klan çdo pasdite, ora 16:10./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu