Dyshja po kalojnë momente së bashku edhe në jetën reale.
Aktori i njohur turk, Can Yaman së fundmi është i angazhuar si protagonistë kryesor në serialin “Erkenci Kus”, bashkë me aktoren e njohur turke 26 vjeçare, Demet Ozdemir.
Në këtë serial dyshja janë në rolet e “Canit” dhe “Sanemit, ku me këto role kanë arritur t’i rrëmbejnë zemrat e shikuesve edhe jashtë kufijve. Para disa muajve në mediat turke u përfol për një lidhje të mundshme të dy aktorëve pasi që ishin parë duke u argëtuar së bashku në një ndejë.
Pas gjithë këtyre thashethemeve të përhapura në rrjetet sociale, sipas mediave turke aktori ka dhënë një përgjigje për “lidhjen” që e ka me aktoren. Can Yaman dhe Demet Özdemir përsëri janë parë duke qëndruar së bashku në një mbrëmje muzikore. E këtë rast e kanë shfrytëzuar gazetarët ta pyesin çifitin për lidhjen e tyre.
“Ne erdhëm të argëtohemi si një ekip”, ishte përgjigja e Canit për të gjitha pyetjet e gazetarëve. Kjo la të kuptohet se nuk ekziston ndonjë lidhje dashurie mes dyshes, përveç ajo shoqërore.