U kthye në shtëpi pas disa muajsh, aktorja e njohur meksikane merr surprizën më të bukur nga bashkëshorti

0

Aktorja e njohur meksikane Jacqueline Bracamontes në ditët e fundit të vitit që lamë pas u bë nënë për herë të pestë. Ajo solli në jetë dy vogëlushe, të cilat i pagëzoi me emra Emilia dhe Paola. Aktorja i lindi ato në Miami ku po qëndronte edhe prej disa muajsh së bashku me familjen.

Por ditën e djeshme ‘Maria Hose’ ka vendosur të kthehet në shtëpinë e saj në Meksiko. Teksa ka mbërritur në dhomën e saj të gjumit, bashkëshorti i kishte organizuar një mirëpritje, të cilën do e donin të gjitha vajzat.

Nëpërmjet një videoje të publikuar në ‘Instagram’ aktorja zbulon se partneri ishte kujdesur që të kënaqë bashkëshorten me çdo detaj. Ai i kishte mbushur dhomën me tullumbace të mëdha që lexonin “Mirëserdhe sërish”. Në tokë ai kishte vendosur petale të shumta lulesh që krijojnë një ambient mjaft të bukur. Bashkëshorti i saj ishte kujdesur që të surprizonte edhe vogëlushet e tij, të cilave ju kishte bërë nga një dhuratë./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu