Vini re: Ju flasin Zëri i Amerikës, Zëri i Vangjush Dakos dhe zëri i Edi Ramës..!

0

Shkruan Perparim Spahiu Deputet

Ish presidenti diktator i Venezuelës, kishte një emision të tijin të përditshëm, i quajtur “Alo Presidente”.

Sot të njëjtën gjë bën edhe kryeministri me ERTV. Njësoj si Chavez, mediat që nuk i binden i quan kazan, përfshirë edhe Zërin e Amerikës.

Llogjika i ka humbur edhe kryebashkiakut të Durrësit, i cili tha dje në një emision, se në vitet 80′, Zëri i Amerikës ishte media model për të, kurse tani ka degraduar.

Sesi mund të merrte vesh Dako nga lajmet në atë kohë, pasi ishte vetëm 14 vjeç, vetëm ai e di.

Po mirë, a nuk ishit ju që fërkonit barkun kur Zëri i Amerikës kritikonte opozitën. Sot, si mundet të ndërsesh prokurorinë për të hetuar Zërin e Amerikës, dhe nuk thua asnjë fjalë për blerjen e votave.

Nuk ke asnjë ndryshim nga Hugo Chavez, madje ke përsosur makinerinë e propagandës…atë makineri që shumë shpejt do të të fundos ty dhe grabitësit e votave që ke nga pas.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu