Ukraina ndryshoi gjithçka, si do që të përfundojë lufta, Rusia ka treguar se nuk është një superfuqi

0

Filozofi francez Michel de Montaigne tha dikur me ironi:”Gjatë jetës time kam parë lindjen e disa mrekullive”. Edhe ne kemi qenë dëshmitarë të disa pikave të kthesës në histori, të një mrekullie, por dhe të një sulmi djallëzor, pas së cilës na u tha se “asgjë nuk do të ishte më njëlloj”: fundi i Luftës së Ftohtë, dhe sulmet terroriste të 11 shtatorit.

Hegeli kishte të drejtë, bufi i Minervës fluturon vetëm pas perëndimit të Diellit. Duhet shumë kohë për të vlerësuar kuptimin historik të ngjarjeve të tilla. 11 shtatori, reagimi amerikan dhe pasojat e tij, duket të jenë të njëpasnjëshme. Në aspektin gjeostrategjik, fundi i Luftës së Ftohtë, ishte shumë më i rëndësishëm.

Megjithatë, edhe ajo periudhë rezultoi të ishte kalimtare, pasi çështjet që supozohet se ishin zgjidhur nga fundi i Luftës së Ftohtë, janë rihapur me dhunë nga pushtimi rus i Ukrainës.Tani jemi përballë pyetjes të frikshme, të cilës do të na duhen vite që t’i japim përgjigje.

Me çfarë lloj Rusie do të përballemi pas pushtimit të Ukrainës? Cili do të jetë shtrirja e saj në Evropë? A do të shkojë Evropa drejt një uniteti më të madh, madje edhe fushën e mbrojtjes? Si do të kundërpërgjigjet Kina, dhe cili do të jetë roli i saj në një mjedis ndërkombëtar të ndryshuar

Kufijtë e Rusisë janë rrudhur dhe zgjeruar përgjatë shekujve. Herë pas here, shtetet perëndimore e kanë sulmuar, dhe nganjëherë kanë pasur frikë nga “lokomotiva ruse”.

Por Rusia e ka pasur zakonisht të vështirë me mobilizimin efektiv të forcave të saj. Ajo ka qenë më e aftë në luftën mbrojtëse, duke mposhtur Karlin XII të Suedisë, NapoleonBonapartin dhe Adolf Hitlerin, me ndihmën e gjeneralit Dimër. Por ka dështuar në raste të tjera, dhe dështimet e saj kanë shkaktuar shpesh kriza të brendshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu