Pas lajmit se Gaz Paja ka përfituar 133 mijë metra katrorë tokë nga Edi Rama, në Dhërmi, për të ndërtuar një resort luksoz, qytetarët kanë pushtuar me komente instagramin e tij. Ata e akuzojnë si një servil të partisë Socialiste dhe ngrenë pikëpyetje se ku i gjeti humoristi 14 milionë euro.
Komentet janë bërë orët e fundit, kur bëri bujë lajmi se Paja do të marrë një sipërfaqe të madhe toke dhe do investojë aty miliona Euro. Gjithashtu, në komente flitet ehde për punën e bashkëshortes së Gazit, e cila rezulton e punësuar në Ujësjellës Kanalizime Tiranë.
Kujtojmë se Gaz Paja, ka qenë një person ia fërt i Edi Ramës, por marrëdhënie më të ngushta ka pasur me Erion Veliajn, i cili dyshohet se qëndron pas këtij investimi miliona eurosh.




