Turp për SPAK-un/ “Nuk lëshuan urdhër-arresti për Amant Josifin”

0

“Prokuroria shqiptare të mos lëshojë urdhër-arresti ndaj një shqiptari që zhvillonte aktivitet të tmerrshëm kriminal në Shqipëri kundër vendeve të tjera përbën një vetëposhtrim përfundimtar të saj”.

Kështu ka deklaruar ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e tij të përjavshme me gazetarët.

Berisha kritikoi ashpër kreun e SPAK-ut dhe institucionet e drejtësisë për moslëshimin e një urdhër-arresti ndaj ish-këshilltarit të ish-ministres Olta Xhaçka.

Sipas ish-kryeministrit kjo fakton ndikimin politik te SPAK-u.

“Kjo e damkos SKAP-in si një organ të kontrolluar totalisht nga klani mafioz Rama. Kemi vështirësi me Dubain, thoshte Dumani, po Spanja pse nuk kishte vështirësi? Se ti nuk ke lëshuar asnjë urdhër-arresti për Amant Josifin. Kjo fakton karakterin e turpshëm politik të këtij institucioni. Si e justifikon kjo prokurori, mos-lëshimin e urdhër-arrestit? Akti është po kaq i rëndë sa akti ndaj McGonigal.”, ka thene Berisha

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu