Zyra e kryeministrit izraelit njoftoi mbrëmjen e së martës se Benjamin Netanyahu është ftuar për t’u takuar me Presidentin e SHBA Donald Trump më 4 shkurt, në Shtëpinë e Bardhë.
“Presidenti amerikan Donald Trump ftoi kryeministrin Benjamin Netanyahu në një takim në Shtëpinë e Bardhë të martën, më 4 shkurt.
Kryeministri Netanyahu është lideri i parë i huaj që ftohet në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të dytë të Presidentit Trump”, thuhet në deklaratë.
Vlen të përmendet se i dërguari i SHBA në Lindjen e Mesme do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të mërkurën, sipas një zyrtari izraelit.
Steve Witkoff, i dërguari i Presidentit Trump në rajon, është planifikuar gjithashtu të takohet me ministrin izraelit të Mbrojtjes, Israel Katz, tha zyrtari për CNN.