Të mirët prindër!

0

Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj

Të mirët prindër!

Në krahët tuaja, jeta jonë ra,
Ti e shejtë, mbi rrugën time je drita,
Shëndet,këshillë, ndalje a shoqërim,
Se pyetët kurrë veten, a ke mundësi,
Por jeta jote, me u lodh kurrë s’diti,
Veç t’më shikosh mua të bërë njeri,
I vetmi je në këtë botë, o prind im,
Qe më don të rri shumë më lart se ti,
Dashuria juaj nuk din me pasë masë,
Por unë, nuk e di a thu u përngjas,
Si kohë e vështirë a si në të gëzuar,
Krahëve të mi u dhatë, krahët tuaj,
Përkushtimit tuaj, kurrë nuk ju ankove,
Por gjithnjë, përherë të reja kërkove,
Kuptova nga ju, se çka është vlera,
Që din me lëshu trup,me u rritë ndera,
Sot, i kujtoj kohët e kaluara me mall,
Lumturi në shpirtë, për çdo gjë që më dhatë,
Në jetën time, ju jeni thelbi, jeni kuptimi,
Jeni forca, je kuraja, jeni shkëlqimi,
Po, gëzimi, moderimi dhe besimi!
E gjithçka të mirë, kishe me meritu,
Nëse sti kam dhënë, sa rëndë kam gabu,
Të gjithë që prindrit i kemi në jetë me ne,
Mbushjau me t’mirë zemrën, bekuar prej Zotit je!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu