Sulmi ndaj dy shqiptarëve në veri, ata u goditën nga 15-20 persona të maskuar në veri të Kosovës

0

Dy persona kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga 15-20 persona të panjohur, ku në mesin e tyre disa ishin të maskuar.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 20:00 në rrugën “Mbreti Pjetër I”, në veri të Mitrovicës.

Tutje bëhet e ditur se si pasojë e sulmit njëri prej viktimave ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq po ashtu në raport thuhet se rasti vazhdon të hetohet.

“Dy viktimat meshkuj shqiptarë/kosovarë kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga 15-20 persona të panjohur, ku në mesin e tyre disa kishin qenë me maska. Si pasojë e sulmit njëri prej viktimave ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu