Spanja në zgjedhje, Brukseli frikë nga depërtimi i ekstremistëve në qeverisje

0

Do të ishte arritja kryesore gjatë mandatit të tij. Presidenca e radhës e Këshillit Evropian, në duart e kryeministrit spanjoll kishte projektet më të rëndësishme ndërkombëtare ndër vite, por ngërçi politik në Spanjë detyroi Pedro Sanchez të organizonte zgjedhje të parakohshme.

“Është e vërtetë se nga këndvështrimi i institucioneve evropiane, zgjedhjet e 23 korrikut janë si një ajsberg,” – u shpreh Manuel de la Fuente, ekspert komunikimi.

Institucionet në Bruksel po i ndjekin me vëmendje këto zgjedhje, të kontestuara nga Partia Socialiste e Sanchez dhe Partia Popullore e Nunjez Feiho. Shqetësimi më i madh është hyrja e partisë së ekstremit të djathtë Vox në koalicionin qeverisës, që mund ta çojë Spanjën drejt regjimeve si ato në Poloni dhe Hungari, ose si në Italinë e Giorgia Melonit.
“Një gjë e tillë do të gjeneronte shqetësime për balancat aktuale në Bruksel. Thënë kjo, është e vërtetë se dy partitë kryesore, ajo Popullore dhe ajo Socialiste, kanë përjashtuar çdo gjë që lidhet me Brukselin dhe BE-në në fushatat elektorale përkatëse. Me pak fjalë, duket se mes tyre ka harmoni,” – tha de la Fuente.

Në tryezë janë marrëveshje të rëndësishme evropiane si politika e emigracionit, apo tranzicioni ekologjik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu