SPAK-u (i Edi Ramës) pengon dhunshëm eurodeputetin Fredi Beleri të takojë Ilir Metën në paraburgim

0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në Facebook pasi SPAK pengoi deputetin dhe kryetarin të PBDNJ-së, Vangjel Dule, dhe eurodeputetin, Fredi Beleri, për të takuar Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në ambientet e burgut 313 në Tiranë.

Blushi ka akuzuar SPAK për shkelje flagrante të ligjit dhe të drejtat e njeriut, duke theksuar se sipas ligjit, deputetët dhe eurodeputetët kanë të drejtën të vizitojnë pa autorizim institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.

Blushi ka bërë thirrje për reagim të menjëhershëm nga të gjitha institucionet shtetërore dhe ndërkombëtare, si dhe organizatat që mbrojnë të drejtat e njeriut, për të dënuar këtë akt si një shkelje të rëndë të ligjit.

Postimi:

Në shkelje flagrante të ligjit dhe të të drejtave të njeriut, SPAK ka penguar sot dhunshëm deputetin dhe kryetarin e PBDNJ, Vangjel Dule dhe eurodeputetin, Fredi Beleri të takohen me Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në ambientet e burgut 313 në Tiranë.

Ligji e sanksionon qartë se institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale mund të vizitohen pa autorizim nga deputetët dhe eurodeputetët.

Por SPAK, i vetëshpallur mbi ligjin, shkel rëndë edhe të drejtat e njeriut, duke provuar botërisht aspektin kriminal të kësaj strukture, që funksionon vetëm si “veglë qorre” e Edi Ramës dhe “Rilindjes” dhe që si mision të vetëm ka izolimin në ekstrem, arrestimin, hetimin, përndjekjen dhe shantazhimin e drejtuesve të opozitës në funksion të axhendave elektorale, politike dhe personale të Shefit të Organizatës Mafioze që qeveris sot vendin.

Shkelja e rëndë e ligjit nga SPAK nuk mund të tolerohet.

Në emër të Partisë së Lirisë, u bëj thirrje të gjitha institucioneve shtetërore dhe ndërkombëtare, si dhe organizatave të pavarura që mbrojnë të drejtat e njeriut, të reagojnë me forcë për të dënuar këtë akt skandaloz!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu