SPAK, paguhesh nga taksat/ Gaz Paja e burri i Olta Xhaçkës investitorë strategjikë me dhjetëra milion euro

0

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka ndërmarrë një iniciativë për verifikimin e procedurave të investimeve strategjike.

7 deputetë të PD i kanë dërguar një kërkesë Kuvendit për ngritjen e një komisioni të posaçëm, në lidhje me hetimin e këtyre investimeve.

Gazment Bardhi, Dashnor Sula, Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Lefter Gështenja, Arbi Agalliu dhe Ferdinand Xhaferraj, kanë kërkuar verifikimin e procedurave të dhënies së statusit të investitorit strategjik, ku argumentojnë se, megjithëse qëllimi i ligjit për investitorët strategjik ishte pozitiv, ai u përdor për t’u dhënë favore dhe përfitime njerëzve me lidhje të forta personale apo familjare pranë qeverisë dhe drejtuesve të Partisë Socialiste.

Sipas deputetëve në këtë rast mbi këto projekte ka pasur hije dyshimi për korrupsion, favorizim, paligjshmëri, klientelizëm dhe arbitraritet. Raste të tilla abuzimesh janë Porti i Durrësit, rasti i anëtarit të Këshillit Bashkiak Tiranë Gazmend Paja, që e akuzojnë se ka përfituar 133 mijë m2 në Dhërmi dhe rasti i bashkëshortit të ministres Olta Xhaçka, Artan Gaçi, që e akuzojnë se ka përfituar të drejtën e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit që po ndërtohet në fshatin Gjilekë të bashkisë Himarë, sipas deputetëve demokratë.

Gaz Paja dhe burri i Olta Xhaçkës investitorë strategjikë,

“Me qëllim shqyrtimin e të gjitha praktikave të deritanishme të ndjekura nga Komiteti i Investimeve Strategjike, vlerësimin e mundësisë për hartimin e ndryshimeve ligjore në ligjin nr. 55/2015 “Për Investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë” me qëllim parandalimin e të gjitha praktikave të paligjshme, abuzive apo korruptive, duke pasur parasysh edhe rëndësinë thelbësore që ka për ekonominë tonë rritja e përthithjes së investimeve vendase dhe të huaja, nëpërmjet procedurave të ligjshme, transparente dhe meritokratike, cmojmë të nevojshme ngritjen e një Komisioni të Posacëm Parlamentar për Investimet Strategjike”, thuhet në kërkesën e 7 deputetëve të PD./Xh.Xh/dritare.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu