SPAK ka frikë Erion Veliajn, nuk ka pranga për Inceneratorin e Tiranës

0

Ekspertja e ekonomisë, Brisilda Shehaj është shprehur për Syri TV se u bë disa javë që Belind Këlliçi ka denoncuar me fakte dhe prova pronarët e inceneratorëve në SPAK, por akoma nuk ka asnjë lëvizje nga kjo strukturë për të vënë para drejtësisë përgjegjësit dhe autorët e kësaj vjedhjeje të shekullit.

Shehaj shprehet se SPAK po vazhdon të flejë gjumë pasi nuk shkon dot as te Veliaj dhe as te Rama.

“Destiacioini i parave të inceneratorëve shkon për piarin e Erion Veliajt. Ai investim vjen në vitin 2019 dhe te inceneratori i Tiranës janë shpenzuar rreth 4-5 milionë euro dhe 20% të parave që kanë hedhur ja kanë dhenë Veliajt dhe po flasim për një kompani që nuk ka kryer asnjë investim që duhet të bënte për ndërtimi inceneratorit të famshëm të Tiranës.

Në një shkrim që kam lexuar u informova se jemi në një emergjencë totale mjedisore pas nuk ka më vend as për kapsulim. Veprimi i prokurisë është i kotë pasi në fund ajo në maksimale do të shpëtojë paratë e shtetit nga abuzimi në evazion. Sot ata para administrohen nga shteti dhe përsëri po paguhen kompanitë që kanë grabitur paratë nga inceneratorët.

Këlliçi ka denoncuar para tre javësh ka dërguar me fakte dhe prova që dhe ata që sot janë pronarët e inceneratorëve kanë mashtruar përpara SPAK. Pronarët edhe pse ishin në Shqipëri nuk u ndaluan nga SPAK dhe po vazhdon të flejë gjumë pasi kjo strukturë nuk shkon dot as te Veliaj dhe as te Rama.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu