Sot zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së, Berisha në garë me Ibsen Elezin

0

Komisioni i Rithemelimit po zhvillon sot zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së. Në garë janë Sali Berisha dhe Ibsen Elezi, dy kandidatët e vetëm për kryetar të Partisë Demokratike.

Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 dhe do të mbyllet në orën 18:00. Zgjedhjet po zhvillohen në 108 qendra qendra votimi, ndërsa i pari në fletën e votimit është vendosur ish-kryeministri Sali Berisha kurse i dyti rivali i tij Ibsen Elezi.

Nëse në orën 18.00 do të ketë anëtarë të PD që ende nuk kanë votuar, Qendrat e Votimit nuk do të mbyllen derisa të ketë votuar edhe personi i fundit.

Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD do të votojnë në njërën prej dy qendrave të votimit në Selinë Qendrore të Partisë Demokratike, ose në degët ku ata janë të deleguar pasi të kenë njoftuar pranë Komisionit.

Këto zgjedhje që zhvillohen nga Komisioni i Rithemelimit vijnë në një kohë që çështja e drejtimit të PD është ende në pa një vendim të fundit nga ana e Gjykatës, e cila pak javë më parë ka pranuar ankimin e Enkelejd Alibeaj, kundër vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri, që regjistroi ndryshimet Statutore të PD të bëra në Kuvendin e 11 dhjetorit të zhvilluar nga Komisioni i Rithemelimit.

Pa pritur vendimin e Gjykatës Komisioni i Rithemelimit caktoi datën e zgjedhjeve të reja, ndonëse nga pala tjetër, që është konsideruar si e Alibeajt, këto zgjedhje janë të njëanshme dhe nuk kanë përfshirë të gjithë demokratët.

Ka nisur votimi për zgjedhjen e kryetarit të ri  të PD në disa zona. Në Berat votohet në selinë e PD dhe janë 2300 anëtarë që do të bëjnë zgjedhjen e tyre mes Sali Berishës dhe Ibsen Elezit, dy kandidatëve që janë në garë.

08:40– Votohet për kreun e PD edhe në Vlorë, sa është numri i anëtarëve që pritet të votojnë

Nis zyrtarisht procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike edhe në Vlorë. Në tre bashkitë e rrethit të Vlorës kanë të drejtë vote më konkretisht në bashkinë Vlorë rreth 1365 anëtarë, ku procesi i votimit po zhvillohet në pallatin e kulturës “Labëria”. Në bashkinë Selenicë me të drejtë vote janë 906 anëtarë me listat e vjetra ndërsa aktivë rreth 600 të cilët kanë të drejtën e votës në procesin e votimit sot. Procesi i votimit po zhvillohet në fshatin Peshkëpi të Bashkisë Selenicë. Në bashkinë Himarë me të drejtë vote janë 413 anëtarë dhe procesi i votimit po zhvillohet në selinë qendrore të PD në këtë degë. Procesi i votimit ka nisur i qetë dhe pa probleme teksa në momentet e para të tij shihet një interesim i konsiderueshëm i qytetarëve për të votuar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu