Bajkallë deklaron se do të vras gjithë sojin e Koçovallëve. Vartollu vë në lojë Bajkallën duke u shtirur sikur ka humbur ndjenjat. Personat që kanë “rrëmbyer” Vartollun janë në të vërtetë Jamaç dhe Medet. I gjithë plani ka qenë i realizuar nga Selim. Nazim është ende pjesë e planit, pasi ai vetëm sa është shtirur sikur po ndihmon Bajkallën. Nazim i ka treguar Vartollus planin e Bajkallës për ta rrëmbyer. Jamaç ka pranuar propozimin e Vartollus për të bashkëpunuar kundër Bajkallës. Jamaç ka sulmuar njerëzit e Bajkallës në makinën që do të rrëmbente Vartollun dhe më pas është maskuar si ata. Bajkallë mbetet i rrethuar nga njerëzit e Jaamçit.
Jamaç dhe Vartollu fillojnë të kërcejnë për ta acaruar atë. Medet dhe Vartollu rrahin Bajkallën deri në pikën që ai humbet ndjenjat. Jamaç ka harruar të planikoj mënyrën se si do të dalin nga prona e Bajkallës. Ata përplasen me armë me njerëzite Bajkallës edhe pse janë më të pakët në numër. Vartollu dhe Medet rrëmbejnë Bajkallën, duke braktisur Jamaçin dhe njeëzit e tij. Jamaç ja del të shpëtoj i gjallë, por nxehet nga fakti që Vartollu e ka mashtruar. Jamaç arrin të gjej një tjetër makinë dhe shpëton.
Një personazh i ri shfaqet, i quajtur Jëllmaz. Jëllmaz e quan veten Elvis dhe rrëmben ustain e tij, të quajtur Murat. Elvis kërkon hakmarrje ndaj Muratit i cili e ka shfrytëzuar që kur ka qenë fëmi. Nazim ka vepruar kundër Bajkallës me mbështetjen e një prej punonjësve të tjerë besnikë të Bajkallës. Ai e paralajmëron Nazimin se Bajkallë ka për ta kuptuar se kush e ka rrëmbyer. Vartollu mban lidhur Bajkallën në një banesë të braktisur. Bajkallë ka një gjurmues në trupin e tij të cilin e aktivizon për të kërkuar ndihmë.
Jamaç i tregon Pashas dhe Emit se Vartollu e ka mashtruar sërisht. Idriz këshillon Xhelajsunin ta vras dhe më pas të arratiset, por duhet të mendoj e të krijoj një plan edhe që të siguroj të ardhmen e vëllezërve të tij. Vartollu acaron qëllimisht Bajkallën duke stonuar. Nazim paralajmëron Vartollun duke i treguar se Bajkallë ka një GPS në trup dhe se vendodhja e tyre është zbuluar. Vartollu arrin të fshihet. Ai nuk e vret dot Bajkallën pasi i përfundojnë plumbat. Nazim i tregon Emras se Bajkallë nuk ka mjaftueshëm besim tek ata sa për t;u
treguar sistemin e sigurisë me GPS. Emrah bëhet dyshues nga sjellja e inatosur e Nazim ndaj Bajkallës. Aliço përgjon komandantin jashtë shtëpisë së tij. Aliço dhe Laz njihen që nga ushtria, ndërsa i njëjti komandant i ka stërvitur në marrjen e shënjestrës, por Aliço ka qenë më i zoti. Laz është snajpëristi tek i cili Aliço dyshin se ka vrarë Halen. Ai i kërkon ndihmë komandantit për ta gjetur Lazin./paloma