Bixhoz me dashurinë/ Bavja e çon Rudrës drejt vdekjes, ja ç’do ndodhë nesë

0

Om fillon të lexojë libra si të kujdeset për fëmijën. Gori ndihet keq që po e gënjen Omin por nga ana tjetër është e vendosur të zbulojë çfarë plani ka halla. Ajo është e bindur që halla po i bën diçka Omit që atij t’i bie të fikët. Bavjën e telefonojnë. Rudra pyet kush është. Bavja i thotë se është numër i panjohur. Atë e telefonon inspektori. Rudra habitet që inspektori telefonon në mes të natës.

Inspektori i thotë Bavjës të marrë Rudrën dhe të takohen pas dy orësh. Halla i jep çaj Omit për t’u qetësuar. Gori pi çajin për të zbuluar nëse halla ka hedhur diçka në të. Asaj nuk i ndodh asgjë. Rudra dyshon për telefonatën e inspektorit. Bavja dëgjon në radio që inspektori ndodhet jashtë qytetit. Ajo telefonon inspektorin dhe e pyet. Inspektori i thotë që kanë qenë njerëzit e Sultanit që e kanë telefonuar. Ai i thotë Bavjas të takohet me Sultanin sepse ky është rasti më i mirë për ta kapur atë por Bavja ka frikë sepse bashkë me të është Rudra. Asaj i vjen keq për Rudrën sepse po e çon drejt vdekjes./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu