Sonte në “Bija ime”/ “Xhandan kap Demirin duke e vjedhur”

0
Demir ndërron pikturën origjinale të Xhandanit me një pikturë fallco. Atë e vret

ndërgjegjia.

Ëjky arratiset nga shkolla pasi nuk arrin të përdorë mirë dorën. Xhemal gjen
vendodhjen e Ëjkys dhe kërcënon Demirin nëpërmjet saj.
Demir përkujdeset për Xhandanin duke gatuar për të. Ëjky e mëson të gatuaj. Murat
nxehet kur shikon Demirin duke u përkujdesur për Xhandanin. Demir bëhet xheloz
për Muratin. Ëjky dhe Demir bëhen ortakë kundër Muratit.
Demir i jep para Ëjkys për herë të parë. Ëjky përgjigjet saktë në shkollë.
Demir i dorëzon Uurit pikturën origjinale. Demir planikon të arratiset në Ankara.
Murat është doktor. Ai merr Xhandanin në spital për t’i kontrolluar këmbën.
Doktori i Ëjkys takon Muratin për t’i kërkuar informacione rreth sëmundjes së saj.

 

Demir i ka dhënë Uurit kopjen fallco të pikturës. Zhilet e kupton se piktura është
fallco dhe rrah Uurin. Demir vendos të largohet pa Ëjkyn.
Uur sulmon shtëpinë e Xhandanit për të vjedhur çdo gjë antike që ka brenda.
Demir përpiqet t’a ndalojë.
Murat i tregon Xhandanit se ka nisur kërkime për të shkuarën e Demirit. Xhandan
shkon në shtëpi ndërsa Uur po i fut pikturat në kamion. Demir po ashtu po mban
pikturën, por me synimin për t’a kthyer atë në shtëpi. Ai i hedh gjithë fajin Uurit për
të shpëtuar veten.

Murat njofton policinë dhe Uur përfundon i arrestuar. Xhandan i shpreh
mirënjohjen Demirit. Murat nuk ka gjetur asgjë rreth të shkuarës së Demirit. Ai
hedh dyshime se Demir dhe Uur janë të lidhur me njëri tjetrin.
Demir e siguron Ëjkyn se është i pafajshëm. Ëjky i tregon për kërcënimin e
Xhemalit. Demir kërcënon Xhemalin të qëndrojë larg Ëjkys.
Na ndiqni sërish nesër për serinë e rradhës në “Bija Ime”/paloma

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu