Skandal: Prokuroria KÇK “mbyll” dosjen e ndërron datën e grabitjes së thesarit të Shkodrës nga 16 mars në 22 qershor 1997

0
Shkruan Arben Lagreta
Detaje të reja për grabitjen e Thesarit të Veriut, në qershor 97, thotë dosja, kur ngjarja ka ndodhur më 16 mars të atij viti!

Policia: Dy nga pesë protagonistët janë ekzekutuar
Policia e Shtetit identifikon grabitësit e Thesarit të Veriut, por ata nuk mund të vihen në pranga, pikërisht për mungesë të provave. Grupi hetimor, i ngritur për hetimin dhe verifikimin e ngjarjeve të vitit \97, bën të ditur se për vjedhjen më të bujshme në rajon, të shënuar gjatë trazirave të marsit të vitit 1997, në Shkodër, ku u vodhën plot 6 milionë USD, janë identifikuar disa persona përgjegjës, por nuk disponohen prova të mjaftueshme për arrestimin e tyre. Ndërkaq, burime të Ministrisë së Brendshme thonë se tre prej grabitësve të dyshuar janë biznesmenë në Shkodër, por emrat e tyre nuk mund të bëhen publike, për shkak të hetimeve që ende vazhdojnë.

GAZERTA UNIVERSAL, periodike e asaj kohe ka datë botimi ku flet drejtori i thesarit te grabitur.

Grupi hetimor deklaron zyrtarisht se “janë identifikuar disa persona, që dyshohet se kanë grabitur Thesarin e Veriut, ku gjatë shpërthimit të godinës pranë Prefekturës së Shkodrës, u plagos njëri nga autorët”. Sipas të njëjtave burime, plagosja ishte pasojë e përdorimit jo të saktë të antitankut. Policia shton se supergrabitja është realizuar nga 5 persona dhe se njëri prej tyre është plagosur në dorë. Ndërsa për paratë e vjedhura, agjentët e policisë kanë mundur të vërtetojnë se ato janë ndarë në lokalin e njërit prej autorëve, ku secili ka marrë pjesën që i takonte, duke i ndarë sipas rolit në grabitje. Hetuesit kanë konkluduar se sasia e parave të grabitura është investuar në Shkodër, nga personat e mbetur gjallë, pasi dy prej tyre janë ekzekutuar më pas, në rrethana ende të paqarta. Policia e Shtetit tha se është krijuar tashmë edhe skema e përdorur gjatë kësaj vjedhjeje, ashtu sikurse dhe personat e përfshirë në të.

Megjithatë, ndaj të dyshuarve nuk ka asnjë provë të fortë për t\i vënë në pranga. “Ndoshta, -shtojnë hetuesit, ata mund të merren në pyetje në një kohë sa më të përshtatshme”. Ministria e Brendshme ka rihapur disa ditë më parë hetimet për të ashtuquajturën “vjedhja e shekullit” në Shqipëri, e ndodhur në muajin mars të vitit 1997, në Shkodër, kur u sulmua dhe u grabit Thesari i Veriut.

Sipas Policisë së Shtetit, hetimet për këtë çështje janë rihapur disa herë, por pa emra konkretë të implikuar. Ndërsa nga informacionet e fundit, të siguruara në mënyrë operative, rezulton se në këtë grabitje janë përfshirë pesë persona, dy prej të cilëve janë vrarë më pas, ndërsa tre të tjerët ushtrojnë aktivitete private në Shkodër dhe janë ndër biznesmenët e njohur vendas. Grabitja e Thesarit të Veriut ndodhi më 22 qershor të vitit \97. Një antitank shpërtheu dyert e godinës, ku ndodheshin më shumë se 8 milionë USD, për të marrë prej andej gjashtë prej tyre, të gjitha prerje dhjetë dhe pesëmijëlekëshe, ndërsa prerjet dymijëlekëshe (rreth 2 milionë dollarë), nuk u morën, për shkak të volumit të madh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu