Shkëlqimi qesharak dhe rënia serioze e shoqes Rudina…

0

Prej disa ditësh grupi parlament Demokrat është përfshirë nga përplasjet për shkak të një vendimi të marrë fillimisht nga 7 deputetë për shkarkimin e Rudina Hajdarit si kryetare e grupit dhe zëvendësimin e saj me Korab Litën.

Por 3 ditë nga ky vendim i 7 nga 9 deputetëve që ka grupi “Demokrat”, dy prej firmëtarëve, Halit Valteri dhe Fationa Dhimitri u tërhoqën nga ky vendim, duke e çuar në 5 numrin e deputetëve që mbështesin Korab Litën.

Vetë Hajdari nuk e njeh vendimin e grupimit, i cili rrezikon të shkrihet për shkak të përplasjeve.

Por si i shikojnë zhvilimet brenda asaj që quhet “opozita e re”, deputetët Kujtim Gjuzi dhe Andi Përmeti. Gjuzi shkruan në rrejt se mbështet Rudina Hajdarin. Madje Gjuzi shkruan se Rudina Hajdari, Myslym Murizi, Adriatik Alimadhi, Ralf Gjoni, ma t’mirët.

Ndërkohë Andi Përmeti, i pozicionuar si deputet i Bindjes Demokratike, thotë se mbështet gjithashtu Rudina Hajdarin.

“Dje dhe sot nëpër media është përfolur për një përplasje të fortë për largimin e Rudina Hajdarit nga kryetare e grupit demokrat. Si deputet i pavarur nuk më takon dhe nuk do i lejoja vetes të ndërhyja në çështjen e brendshme të një grupi parlamentar nqs znj. Hajdari nuk do ishte njëkohësisht edhe bashkëkryetare e komisionit për reformën zgjedhore.

Unë nuk dua të gjykoj qëndrimet brenda një grupi parlamentar në të cilin nuk bëj pjesë, por padiskutim mbështes publikisht personin që drejton komisionin e reformes zgjedhore, person i cili hapur ka kërkuar të vetmin sistem që Rama dhe Basha nuk duan, të vetmin sistem që tremb Ramën dhe Bashën.

Unë do të luftoj për ndryshimin e sistemit zgjedhor përkrah Rudinës dhe kundra Ramës dhe Bashës, sepse besoj që nga ndryshimi i sistemit zgjedhor fillon rimëkëmbja e Shqipërisë”, shkruan ndër të tjera Përmeti në rrjet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu