Bija ime/ Demir surprizon Ojkyn me dhurata, ja ç’do ndodhë nesër

0

Xhandan vendos të zhvendoset në të njëjtin hotel ku qëndron Ojky dhe Demir. Xhandan dhe Demir çojnë Ojkyn në shkollë dhe atje rastis edhe Ugur. Demir përpiqet që Xhandan të mos e shohë Ugurin. Ugur kërkon t’i kthehet punëve të pista që të marrë sërish paratë e nënës së tij por Demir e ndalon.

Asu i thotë Xhemalit se nuk ka ndërmend ta marrë kujdestarinë e Ojkysë. Xhandan dhe Ojky shkojnë në spital. Aty Ojky sheh doktor Ihsanin dhe fshihet nga ai. Ugurin e vret ndërgjegja për paratë e nënës. Ojky e kalon ditën me Xhandanin duke u kujdesur për kuajt. Demir takohet me vëllain e Xhandanit.

Demir mëson se Xhandan e ka humbur motrën. Ugur sheh Asunë në rrugë dhe e ndjek. Ugur bind Demirin të bëjnë një punë për herë të fundit. Demir merr para paradhënie. Ai dhe Xhandan shkojnë të blejnë rroba për Ojkyn. Demir surprizon Ojkyn me rrobat e reja dhe e lejon të shkojë në ditëlindjen e Mertxhanit. Ojky gëzohet shumë. Ajo bëhet gati për festën dhe i blen një dhuratë Mertxhanit./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu