Shën Antoni, abat ( Shën Ndue i dimrit) 17 Janar

0

Shkruan Kostantin E. Luçi

Shën Antoni abat u lind në Egjipt rreth vitit 251 pas Krishtit, dhe ishte me prindër të krishterë të cilët ishin fermerë. Në vitin 269 ai dëgjoi Ungjillin teksa lexohej në kishë dhe ia aplikoi vetes fjalët e Ungjillit (Mateu 19:21): Jezusi i tha: “Në qoftë se do të jesh i përsosur, shko, shit ç`të kesh, jepua të varfërve dhe ti do të kesh një thesar në qiell; pastaj eja dhe më ndiq mua. Ai ia përkushtoi veten një jete me asketizëm nën udhëheqjen shpirtërore të një plaku pranë fshatit të tij që jetonte i izoluar nga bota. Në vitin 285 shkoi vetëm në shkretëtirë që të bënte një jetë në vetmi të plotë. Reputacioni i tij tërhoqi pasues që u vendosën pranë tij, dhe në vitin 305 shenjtori doli nga izolimi për t’u bërë ati i tyre shpirtëror. Pas pesë vjetësh ai u tërhoq përsëri në izolim e vetmi. Ai e vizitoi Aleksandrinë të paktën dy herë, njëherë gjatë kohës së persekutimit ndaj të krishterëve, dhe herën e dytë për të mbeshtetur ipeshkvin Atanas kundër herezisë. Shën Antoni ndërroi jetë në moshën 105 vjeçare. Edhe kur arianët, thanë që mendimet e Shën Antoni ishin të njëjtat me ato të tyre, shenjtori i denoncoi arianët duke thënë se herezia e tyre ishte një pararendëse e anti-Krishtit si dhe duke thënë: Mos hyni në një zgjedhë bashkë me të pabesët, sepse ç`lidhje ka drejtësia me paudhësinë? Dhe çfarë afrie ka drita me terrin? (2 Korintasve 6:14). Bibliografia; Jeta e Shën Antonit ,bazuar në biografinë e shkruar nga Shën Atanasi (Translated by H. Ellershaw. From Nicene and Post-Nicene Fathers, Second Series, Vol. 4. Edite

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu