Rama me frikën e vet, trëmb popullin e vet!

0

Rama ka aq frikë brënda, sa shpik ngarkesa imagjinare shumë të rënda, për të dëshmuar se ato i ngre vetëm ky. Njeh Bota raste, që në lashtësi, ku perandorë e mbretër, kur i ka zënë frika, kanë shkelur mbi popujt e tyre më shumë se mbi tapetin e sallonit.

Shkruan Sokol Pepushaj

Erdhi rasti që Rama të çlirohet. Frikën nga kontrolli i pasurive, ja shpërtheu coronavirusi. Ja legalizoi. Bëri medemek se nuk ka frikë Vetting-un, u mbyll në Bunker të Surrelit dhe thirri të gjithë shqiptarët: “njiheni frikën”, “mbylluni brënda”, “është kohë frike”, “rroftë frika”! “Është kohë lufte”, “rroftë lufta”!

Paksa ja ngriu “gëzimin” Organizatn Botërore e Shëndetësisë, kur tha se virusi është Pandemi.

Ashtu, i kënaqur se “jeton epokën e frikës” lirshëm, ndjek betejat në gjithë Botën. Gjithandej ushtri e polici. Po ashtu do ndodhte, se për atë punë paguhen, për emergjenca, mbrojtje nga sulmet e mundshme, përmbytje, zjarre, tërmete, pandemi…

Frikën e vet e ngriti në institucion.

Thirri mjeshtra mashtrimesh të paguar me taksa nga populli dhe u tha: Gjeni ku janë e ku nuk janë luftra andej nga Algjeria. Gjeni policë të egërsuar që godasin me shkopa goma turma.

Ata kërkojnë dhe i gjejnë, se bota ka dhumë gjithandej. I merr këto skena kriminelësh dhe i publikon për të trëmbur popullin, duke gënjyer se janë policët spanjollë që rrahin turmat e pabindura, që dalin në rrugë pa leje.

Kjo në fakt nuk kishte ndodhë. Për të fundit herë gjëndje lufte në Spanjë, ishte koha e Adolf Hitlerit. Edhe atëherë, armiku ishte tjeterkush. Nuk luftonin policia me popullin. Po Rama nga Surreli kërkon ta shpërthejë frikën, ta shpërndajë sa më shumë, ta legalizojë, ta kalojë në çdo shqiptar, edhe fëmijë qoftë.

Nuk është idiotllek të bësh kundër gjithë botës.

Idiotët vëndosen në rradhë për t’u frikësuar, idiotët grumbullohen para furrave të bukës të frikësur, idiotët shkelin edhe ligjet dhe pasi ndëshkohen thonë se “Rama ka të drejtë, më shumë duhet të na dënojë, për të mirën tonë e ka”!

Pra, gjithçka funksionon në formacion.

Kina për shëmbull, do të ndëshkohet për shpërthimin e coronavirusit.

Po as Kina, as Arabia, as Turqia, nuk e përdorën coronavirusin si “ilaç” për pushtetin, apo si lëngatë për njeriun e thjeshtë. Don të thotë kjo, se nuk përhapin fare panik, nuk kishin frikë brënda vetes që ta nxirrnin, t’ua injektonin dhunshën popujve të tyre.

Rama ka aq frikë brënda, sa shpik ngarkesa imagjinare shumë të rënda, për të dëshmuar se ato i ngre vetëm ky.

Njeh Bota raste, që në lashtësi, ku perandorë e mbretër, kur i ka zënë frika, kanë shkelur mbi popujt e tyre më shumë se mbi tapetin e sallonit.

Edhe në Surrel është një Sulltan në hall.

Është në hall, është i rrezikuar, është në rrezik.

Po, ngjan si “bombë”. Ose edhe jo, nuk ngjan si “bombë”. Je i rrezikshëm se ngjan si shtet “kamikaz”. Ose edhe jo, nuk ngjan si shtet kamikaz.

Shtet në Gjëndje Lufte?!

Ke në grusht një Siguresë Sigurie, një tip granate që është rrezik global.

E kush e ka këtë siguresë?

Një frikacak që nuk u përgjigj asnjëherë për akuzat e rënda të koleksionistit Gjergji Thimo, thjeshtë a ka qënë apo jo i dënuar me burg në Paris.

Po frika është ngado. As mediat nuk e kanë pyetur njëherë. Nga frika patjeter. Ose edhe jo nga frika.

Pra, gjithkush përpiqet të trëmb gjithkënd.

Në këtë çorotrëmbje, një shqiptar që nuk ka lekë për gjyqtarin e han burgun fët e fët, 2 vjet, për dy pula.

Ka ndodhë në Shkodër kjo. Një 41 vjeçar i akuzuar për dy pula, është dënuar dy vjet burg. Pas apelimit, Gjykata e Apelit ka bërë zbritje. Një vit e katër muaj i bëri tak e tak!

Edhe gjyqtari që e trëmbi rëndë shoqërinë shiptare, duke dhënë mesazhin se për dy pula, tjetrit i fluturojnë çelësat e lirisë, ishte i trëmbur. Se ishte i trëmbur, ishte i egërsuar, si Edi Rama sot.

Sot dypulëshi e ka përfunduar burgun.

Po ç’ka ndodhur në kaq pak kohë? Sot gjyqtari është në derë të burgut për vete. Është i trëmbur, se e kanë kapur jo duke pjekur dy pula, por e kanë kapur se ka vjedhur dy milion dollarë.

Ngado ka trëmbje, ngado ka rrezik.

Ku ka trëmbje, ka dhunë, xhenaze.

A e keni vënë re ç’farë ndodh nëpër xhenaze, kur vdesin të varfërit,?

Vërshojnë hajdutë e pasanikë, gangsterë e përdhunues, kriminelë e drogmenë. Rrinë gati orrlat. “Fluturojnë” aso anësh për ushqim.

Se vdekja si vdekja. Është “shtëpia e Paqës”.

Varri ka hije të rëndë, por ama, sheshon urrejtje. I varfëri fal shpejt, i pasuri nuk mëndon se një ditë aty do prehet. Edhe përmbi të do vallzojnë ca orrla. Punë zakonesh e traditash.

Edhe mediat janë aty, pikërisht për zakon e për traditë. U ndezin kamerat atyre që shkojnë në popull, e pastaj lajmi përhapet ngado, nëpër fejsbukë, berberhane e mejhane.

Kur dikur goli nga 20 metër, kthehej në gol nga 40 metër, e njerëzia bënin tifozllek, pse sot njëqinmijë lekë që falë një hajdut në Xhenaze, të mos bëhet një mlion lekë ndihma në një familje nevojtare nga përfaqësuesi i filan partie?!

Normalisht, njeriu i kësaj toke ka ecur deri sot nëpër interesa, nëpër ëndrra, nëpër pushtete, nëpër frikëra, nëpër besë e tradhti, nëpër morte e dashuri. Ose edhe jo, jo, jo. Nuk ka ecur fare as nëpër këto rrugë, as nëpër këto kohë.

Kjo, sepse, frika edhe sposton kohë, edhe vret kohë, edhe lind kohë, edhe shet kohë, edhe blenë kohë. Si në biznes. Disa fitojnë pa djersë e bëjnë mliona nga hiçi, disa fare, disa të tjerë punojnë e jetojnë. Disa ecin përpara kohës, disa indietro.

Ata që janë në kohë, nuk kanë vëmëndje, nuk kanë as frikë.

Edhe ata që sot ecin përpara kohe kanë kaluar nëpër sinore frike. I kanë lënë ato sinore, ku e ku rrugës.

Meqë na ra fjala këtej rrotull, Donald Trump, Angela Merkel, Emanuel Macron, Giuseppe Conte etj., për kësi gjërash diskutohen shumë.

Po meqë jemi këtej, kush drejton në Maltë, në Rode Island, në Juta, pa kërkuar ndihmë në Google?

Jemi në këto kohë. Ose edhe jemi nëpër kohë. Se ka pra, shumë njerëz që ashtu e kanë qejfin e tyre, të vejnë të “trëmben” vetë, në vënde ekzotike, me bukuritë e kërshëritë e natyrës e të bëjnë kokrrën e qejfit, se liderët e tyre janë nëpër kësi kohësh.

Po në cilën kohë e kemi këtë të ngujuarin e Bunkerit.

Lajmet i vijnë nga Mediat e “Xhenazes”.

Ka rrogë të vogël, sa një punëtor i shkreti. Nuk ka pasuri, nuk ka Saraj, nuk ka para tek Olsi, nuk ka para tek Linda, nuk ka para tek AbiBank. .. Jeton thjeshtë, jeton në frikë, jeton në Surrel.

Frikë këtej e frikë andej.

Edhe ty të zë frika. Thua, të kërkoj ndihmë nga Google. Shkruan Coronavirusin , Covid -19, e pret se cili shtet është në Gjëndje Lufte për këtë virus.

Të ngjan vetja idiot se e bëre këtë klikim, se motorri të sjell historinë e gjithë shteteve në gjëndje lufte nëpër kohra, po Coronavirusi qënka Pandemi.

Atëherë vazhdon, Hajduti i madh, i burgosuri në Paris, diktatori… Prapë e ndjen veten keq që nuk e dije. Motorri pa u mënduar fare, pergjigjet; Edi Rama!

Po të ndodhte në një shtet diku larg, pa më të voglën frikë, shqiptarët do bërtisnin: Në litar atë hajdut të popullit të tij.

Po frika është e çuditshme. Funksionon edhe si psikozë komuniste, ku plaga jote, bëhet vepër e partisë, e as dhëmb, as bie erë. Ajo plaga e tjetrit, më e pakta, është e qelbur.

N jë tip frikomanie, ku njerëzia nuk ndjen kur shteti demonstron me autoblinda rrugëve bosh, kur trëmb gra e fëmijë, kur i bie të fikët një nëne, është bërë refreni i përditshëm.

Megjithatë, ka asish që e ndjejnë frikën dhe luftën sot. Po ndodh në Ramadi, Paghman, Kabul…

Hej Dreq, lajm, a ç’është ky?!

Është lajm. Lajm nga jashtë, që dhëmb nga brënda.

Po këto dhimbjet brënda, a janë lajm?

Nuk janë lajm, pikërisht se janë lajm.

Lajmi nuk bën lajm, as ligji nuk bën lajm, as lufta nuk bën lajm.

Lajmin e bëjnë “luftëtarët” që raportojnë “suksese”, duke u fshehur, duke i ikur armikut ku sytë këmbët!

A nuk i dëgjoni përditë këto? “Trimat ikin me vrap”, “Trimat futen brënda e armiku rrin jashtë, në rrugë”.

Meqë jashtë janë, shteti, ushtria, policia, partia, paria, bamirësia, pyetja është e thjeshtë

Kush po lufton?

Megjithëse të gjithë të trëmbur, në betejë kanë dalë vetëm lajmi, që haptas i shërben qeverisë, Edi Rama, Erion Velija dhe Pëllumb Pipero.

Tjetërgjë është hiçgjë.

S’ka frymë. E ka lënë shami njerëzinë këtej. Njerëzia është e trëmbur dhe vetëm mërmërin me zë të mekur, sa me zor dëgjon vetveten:

Amerikë, mbaje fjalën, hajde na arresto gjithë hajdutët!

Si lajmi, si ligji, si lufta, janë bërë për vajtojcë. Nuk ngrihen në këmbë të dalin jashtë Tiranës. Janë në grykë të “varrit”.

Prandaj Ramën e trëmb veç vetting-ut, edhe humbja e lajmit.

Kujton me të dridhura në trup, atë shprehjen që përdorte dikur nga sikleti; “të fala Sandrit”. E trëmb kjo. E trëmb gjithçka. Edhe një Gogol të lëshojë Ilir Beqja, e trëmb.

Shkodra për shëmbull, është përtej frikës

Është tmerr. Atje ka humbur gjithçka.

Ja ka thënë, tak e tak e tak , në sy, një Voltanë: Mos e nguc Shkodrën, se ta çoj voltazhin në “Hemoragji Cerebrale”.

5% e partisë socialiste nuk turbullon as një kanal në Trush.

Meqë kanë ndodhur gjithë këto, s’paska ndodhur asgjë e papritur.

Thjeshtë ka vdekur shteti, ka vdekur besimi, ka vdekur shpresa.

Ketë shtet, këtë besim, këtë shpresë, Rama ja beson vetëm kohës së Jezu Krishtit në Shkodër. Ndoshta, sepse Rozafa po të mos jepte jetën për qytetin, do të ishte 400 vjeçe, kur lindi Jezusi.

Nuk doli ushtaraku Çesk Millja grushtshtetasi jo, nuk e la çarçafin e varrit bosh të tretën ditë, as shteti, as lajmi, as besimi, jo.

Nuk u beson syve të tij as Besfort Lamallari i Edit. Në Shkodër, njerëzia nxjerr kunjin edhe me Pons Pilatin.

Është vend ku Individi dhe shteti kanë mijëra vjet që vazhdojnë betejën, është vend ku Gurra e Diktaturës nuk ka nxjerrë kurrë një pike ujë.

Por, të mos bëjmë gjynah, të mos ja hamë hakun. Nuk është veç meritë e Edi Ramës që po e trëmb këtë popull. Çdo Hajdut ka Gogolin e vet./Panfleti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu