PS mbledh drejtuesit politikë në seli, Erion Veliaj nuk ftohet

0

Këtë të hënë në selinë e PS janë mbledhur drejtuesit politikë, ku në fokus do të jetë vota e diasporës. Rilindja ka nisur patronazhimin e votës së diasporës dhe presionet për tjetërsimin e saj.

Raportohet se Rama nuk është i pranishëm në mbledhje, por prezent janë drejtuesit politik, ku për Tiranën ka shkuar vetëm Elisa Spiropali në Seli dhe mungon Erion Veliaj, raportojnë burime nga mbledhja. Disa prej drejtuesve të tjerë janë kyçur online në këtë takim. Veliaj është menjanuar nga partia prej kohësh, vendin e tij Rama ia ka besuar Spiropalit, Manastirliut dhe Gonxhes.

Mësohet se fizikisht në selinë mavi ndodhen Elisa Spiropali, Taulant Balla, Ulsi Manja, Arbjan Mazniku. Drejtuesit e tjerë janë të mbledhur online.

Më 11 janar është hapur zyrtarisht platforma online, ku qytetarët shqiptarë në diasporë mund të regjistrohen dhe të votojnë në zgjedhjet e 11 majit.

Deri tani janë mbi 7000 aplikime për të votuar nga diaspora.

Kujotjmë se Veliaj edhe pse është në hetim për katër akuza të rënda si korrupsioni pasiv e aktiv, pastrim parash e fshehje pasurie, SPAK-u i partisë vijon ta lejojë të shkojë në zyrë duke i dhënë mundësi të prishë prova e të ushtrojë ndikim në çështjen ndaj tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu