Profesor Fuga tallet me injorantin Edi Rama: Fajin e ka Franca, Gjermania, BE, shiu…

0

Akademiku Artan Fuga ka ironizuar përmes rrjeteve sociale qëndrimin e Qeverisë, e cila kur ndodhin përmbytjet fajëson reshjet, kur dështon me negociatat akuzon BE apo kur ikin mjekët dhe infermierët fajin e ka Gjermania.

Fuga shprehet se kjo ndodh edhe në rastin e Parlamentit, i cili është kthyer në një kazermë ushtarake, ndërsa fajin e ka opozita që iku.

“Për vonesat në integrimin europian na e kanë fajin qeveritë e vendeve europiane. Për imazhin e keq dhe braktisjen e vendit nga të rinjtë na e kanë fajin mediat që nxijnë realitetin.

Për Kuvendin që e kemi si kazermë ushtarake e ka fajin opozita që iku nga Kuvendi.Për vaksinat që nuk i kemi e ka fajin Franca që nuk na dha ca vaksina nëndorë dreqin ta hajë, sa egoisteee!

Për pushtetin lokal monist e ka fajin Presidenti që caktoi dy data zgjedhjesh”, shkruan Fuga.

Postimi nga Artan Fuga

Ne nuk kemi faj

Për arësimin na e ka fajin Gjermania që na merr infermierët.

Për mos bërjen e Minishengenit na e kanë fajin drejtues kosovarë që i bien kovës me qumësht me shkelm si lopa.

Për përmbytjet e ka fajin shiu, çfarë dreqin ka që bie!

Për vonesat në integrimin europian na e kanë fajin qeveritë e vendeve europiane.

Për imazhin e keq dhe braktisjen e vendit nga të rinjtë na e kanë fajin mediat që nxijnë realitetin.

Për Kuvendin që e kemi si kazermë ushtarake e ka fajin opozita që iku nga Kuvendi.

Për vaksinat që nuk i kemi e ka fajin Franca që nuk na dha ca vaksina nëndorë dreqin ta hajë, sa egoisteee!

Për pushtetin lokal monist e ka fajin Presidenti që caktoi dy data zgjedhjesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu