Preu flokët shkurt dhe fansat ‘shpërthyen’ me komente kundra, “Asllë” shpjegon arsyen pse e bëri

0

Birce Akalay është aktorja turke, e cila për publikun shqiptar është bërë e njohur nga roli i Asllë në serialin “Dashuri bardh e zi”. Pak kohë më parë, ajo vendosi të bēnte një ndryshim drastik në ‘look’ duke prerë flokët shkurt fare. Ky vendim nuk u mirëprit nga fansat e aktoret, të cilët e kritikuan për këtë ndryshim. Aktorja ka vendosur të reagojë, duke shpjeguar arsyet që e bënë të ndryshonte pamjen e saj. “Floku im do të pritet për 8 muaj. Kjo sepse ai duhet të rimarrë veten.

Qëllimi im ishte ta dekoloroja atë dhe ta mbaja në ngjyrën gri, por rezultati nuk ishte ai që prisja. Dukesha fiks si gjyshja ime dhe vendosa ta pres e ti rikthehem ngjyrës time natyrale derisa floku të rritet”, është shprehur Birce. Ajo gjithashtu ka zbuluar për fansat se viti që lamë pas nuk ka qenë aspak i mirë për të, por shpreson se 2019 do të vijë me ndryshime. “Humbja e një miqësie nuk mund të quhet triumf apo diçka e mirë”, ka thënë ajo, duke shpjeguar arsyen pse ky vit nuk ishte i mirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu