Njihuni me serialin më të ri turk i cili starton në ekranin e Tring

0

Më 20 janar, një serial i ri do të nisë në ekranin e Tring. Quhet “Hakmarrje e ëmbël” dhe vjen me një kast të mrekullueshëm aktorësh si Leyla Lydia Tuğutlu, Furkan Andic, Kerem Atabeyoglu, Elif Cakman. Pelini, një vajzë e bukur dhe e dashuruar, vendos të martohet me djalin e ëndrrave, pa e ditur se ai do ta braktisë dhe do të zhduket pa lënë gjurmë.

E tronditur, ajo zbulon rastësisht se po e ndjek nga pas një mallkim për një faj të së shkuarës. Tankuti (Sinani), një djalosh i sinqertë, është kthyer nga jashtë për të hapur restorantin e tij. Dikur ai e dashuronte marrëzisht, por ajo e poshtëroi. Ndërsa sot, ajo është e bindur se nuk mund ta gjejë lumturinë nëse ai nuk e fal për atë çka ka ndodhur vite më parë. Një gjë të vetme nuk e ka të qartë Pelini, se karuseli i kohës sjell me vete hakmarrjen dhe Sinani tanimë kërkon të tijën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu