Për Shqipërinë europiane

0

Shkruan Zef Ndreka

Nga gjokset e qindra mijra qytetarëve të Shqipërisë në vitët ’90, dy ishin sloganet kryesore ku më së shumti buçisnin thirrjet:
E duam Shqipërinë Europiane
E duam Shqipërinë demokratike
Por ëndërrat e rinisë dhe shqiptarëve për 35 vite nuk u plotësuan. Madje, ato ëndërra u braktisen enkas nga klasa politike dhe kryesisht nga PD-ja, për arësye të keq qeverisjeve, të krijimit të piramidave, të reformave të ndryshme antidemokratike, të klientalizmit, korrupsionit, nepotizmit.
Më shumë edhe për shkak të keq trajtimit të pronarëve, të përsekutuarve, të përndjekurve, të luftës së re të klasave që rifilloi në emër të kriptokomunizmit, por më kryesorja mbetët shkatërrimi i mbi 500 uzinave e fabrikave, të metalurgjive dhe industrisë mekanike, të industrisë së lehtë e ushqimore, të minierave, dhe privatizimeve pa kriter, të tjetërsimit të pronave, të tokave truall dhe atyre bujqësore, etj.
E thënë më qartë, u krijua një kaos i organizuar, një ç’organizim minues për drejtësinë dhe demokracinë.
Tani, pas rreth 35 vitësh, të gjithë e shikojnë qartë panoramën ku gjendet Shqipëria jonë vetëm gjeografikisht europiane.
Forcat kryesore, konkretisht PD dhe PS që mësyjnë për të marrë pushtetin shfaqën në këtë garë elektorale vetëm më programe thellësisht të majta, duke konkuruar vetëm brënda të majtës.
PD-ja është tërësisht në errësirë, krejtësisht e pa ndriçuar dhe e pa shpresë për të realizuar rrotacion, vetëm për shkak të një përsoni dhe halleve të tij përsonale e familjare. Ai e ka zhytur më tej organizatën politike që privatizoi drejt një llumi që me të drejtë socialistët e quajtën kënetë politike dhe kryetarin e saj, Buf kënete.
Kjo dukët qartë edhe tek kandidatët dhe fushata e errët që bëjnë. Sepse nuk kanë asgjë për të thëne. As ide, as program dhe pikërisht për këto, ndjehen edhe të pa motivuar duke e transferuar betejën politike me kundërshtarët, në betejë përsonale për një votë më shumë.
Pra garën dhe luftën e kanë brënda llojit, duke e lënë në harresë votuesin dhe për të ruajtur status quo-në në kontrollin e opozitës. Demokratët asnjëherë nuk e kishin menduar, jo më të arrijnë të votojnë ende figura të mbaruara si Ilir Meta, Mediu, Jozefina, Vokshi etj.
Ndërsa, për ëndërrat e rinisë së dikurshme, të demokratëve dhe qytetarëve të mbarë Shqipërisë i ka mbetur në dorë PS-së ta plotësojë këtë premtim të pa mbajtur nga PD-ja, për të arritur që më në fund shqiptarët jo theshtë të kenë pasaportën e BE-së, por të jenë realisht qytatarë të këtij komuniteti euroatlantike, ku jo vetëm gjeografikisht por edhe në hartën politike Shqipëria të ketë zërin dhe vendin që u takon, atë vend që e projektuan me largpamësi qindra vite më parë Gjergj Kastrioti, Rilindasit dhe që do e mbështesin shqiptarët me 11-Maj me votën e tyre historike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu