Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Nanë t’është gris kjo rrobë
Nanë, të është gris kjo rrobë
Vrima vrima t’asht shky e ba
Ti duhet me hy ndër shoqe tjera
Ky petk për ty, nanë nuk ban ma.
Ti kje e pajume prej dorës shenjt
Ajo vetë, ti pat përzgjedhë mirë
Lakmi kje me u pasë, kjo pasuri
Erdhi e përdori ky lloj-lloj shejtani.
Nuk mundem syt me ti lëshua
Nuk meriton me vuajte t’kalosh
Dishrueshëm po e pres atë ditë
Buzën t’shoh t’qeshur e t’gëzosh.
Djem t’mirë e me besë ti ke rritë
Veçse votres, i janë largua gjetiu
Shumë larg iken prej bijve t’dreqit
Kjo çorbë e keqe, t’prish dinjitetin.
A thua koha po të troket në derë
Me të dhënë lajmin e mirë që ti pret
Të ndrrosh çehren që rri vetullmbledh
Të qeshin balli e t’shëndrisish si diell.