Paralajmërim i frikshëm nga Ngjela: Rama mund të shkojë në burg nëse Arben Ahmetaj…

0

Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Parlamentit autorizimin për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se SPAK siç duket ka nisur ta marrë veten. Mund ta ketë kërcënuar në kuptimin politik të fjalës.
Ngjela tha gjithashtu se pyetja që duhet të ngrihet është a do e pranojë Rama arrestimin e Ahmetajt.

Por si do të jetë vijimësia?

“Pyetja është a do ta lëshojë Rama? Nuk është aq e thjeshtë. Është i fshehtë votimi por shumicën e ka Rama dhe Ahmetaj është një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij. Deri tani ta nuk ka folur Rama por prokuroria. Nëse Rama nuk ia jep lejen do ta ketë më keq ky se fyhet SPAK. Duhet të presim çfarë do të ndodhë në parlament. Nëse ky bëhet pentito (i penduar) shkon Rama në burg. Nuk ua thotë njeri tjetër këtë. Mbaje shënim shkon Rama në burg. Nuk ua thotë njeri tjetër këto. Nëse Kuvendi i jep 71 vota që ky të arrestohet prishet marrëdhënia e tij me Ramën. Dhe ai nuk ka më shpresë tek Edi Rama por tek pendimi. Bëhet i penduar dhe nuk dihet çfarë ndodh”, thotë Ngjela për Report Tv.

Nëse Kuvendi i hap rrugë SPAK atëherë Ametaj është personaliteti më i lartë socialist që përballet me kërkesën për arrestim në tri dekadat e fundit në Shqipëri. Pas kësaj Ngjela paralajmëron se SPAK tani që mbaroi majtas do të shkojë djathtas.

“Pas kësaj kam përshtypjen se SPAK do kalojë djathtas. Mbaroi majtas se ska ku vete më do të shkojë djathtas”, tha Ngjela.

Në Partinë Socialiste burimet thonë se nuk do ta pengojnë aspak SPAK në hetimin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu