Opozita e rrethuar

0
Shkruan Zef Ndreka
Që opozita shqiptare është plotësisht e shkatërruar nga rrethimi që i ka bërë PS-ja dhe Edi Rama, duket lehtësisht.
Rrethimi dhe shkatërrimi i opozitës me tepër është një autogol nga drejtuesit e PD-së kryesisht, që për interesa thellësisht përsonale e kanë shitur opozitën në këmbim të favoreve, të beneficeve që vijnë nga lëpirja pushtetit absolut të Ramës.
Opozita e rrethuar, në një betejë kinse kundër pushtetit, lufton me vetën e saj.
Situata sa vjen e agravohet, hendeku midis lidërve që drejtojnë gjoja opozitën sa vjen e thellohet derisa bashkimi i saj mund të jetë vetëm një ëndërr.
Në fakt, liderit e opozitës, të foltorës dhe të PD-së zyrtare, po korrin çfar kanë mbjellur në vite.
Deputetët apolitik dhe mediokër që kanë përzgjedhur në listat e tyre, po ju kthejnë reston.
Ndërkohë Edi Rama bën llogaritë dhe i rezulton mbajtja sa më gjatë e Berishës non grata si faktor në politikën e dështuar të opozitës. Me format, me mjetet që disponon pushteti, Edi Rama i ka blerë, i ka përdorur, i ka dhunuar politikisht opozitarët, i përdor mjeshtërisht në përdorimin e kartonin të deputetëve të opozitës, duke siguruar vazhdimësinë lehtësisht.
Në oponion lëshojnë për të çoroditur lejet e kullave, katet e kullave, perfshirjen dhe baltosjen e drejtuesve të PD-së me të drejtë apo jo, për të bërë të mundur terheqjen e vëmendjes nga skandalet e pa numërta e të përditshme të qeveritarëve, të korrupsionit të tyre.
Asnjë qeveri në botë nuk do të mund të qëndronte në këmbë kur gjysma e qeverisë, kur zv/kryeministri është i arratisur me pekule me ndihmën e kryeministrit Rama!
Por, ska opozite!
Boshti opozitarë është i thyer, së pari nga Berisha i cili në të gjitha format e mban në pushtet Ramën dhe shpurën e tij. Është marreveshja e Berishës me Ramën në vitin 2008 për të zhdukur pluralizmin në Shqipëri, për të emëruar deputetët dhe per ti mbajtur si nëpunës të Parlamentit.
Pikat e marrëveshjes vazhdojnë të zbatohen, duke siguruar pushtet absolut nga kryetarët e partive që drejtojnë qeverinë.
Marrëveshje e 2008 nuk është asgjë me pak, por ndërrim i sistemit në Shqipëri, duke bërë Kryeministrin Perandor të vendit!
Politika e kullave që ka shpërthyer brënda opozitës si luftë brënda llojit, lehtësisht rrethimin e opozitës nga Rama, i cili edhe po të dojë të lëshojë pushtetin, nuk ka kujt të ja dhurojë. Sepse, mungon nervi opozitarë i këtij populli që është mësuar të qëndrojë gjithë jetën nën tutelë.
Opozita, edhe e pa rrethuar është pakicë. Duhet menduar e vepruar drejt e mirë për të arritur rezultatin.Askush nuk ta dhuron. As SHBA-të, pavarësisht bashkëpunimit të ngushtë që presin me PD-në. Duhet dhënë shëmbulli bindës për elektoratin dhe për aleatët euroatlantik, të cilët nuk mund të mashtrohen…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu