Dhjetëra protestues janë shoqëruar në polici për bllokimin e rrugës në Durrës, pasi protestuan për rritjen e çmimeve të karburantit dhe produkteve ushqimore. Ndërkohë protestues të tjerë janë nisur drejt komisariatit për të kërkuar lirimin e tyre.
“Lironi vëllezërit tanë”, është thirrja e tyre.
Gjithashtu mësohet se është shoqëruar në polici një nga organizatorët e protestës në Shkodër. Bëhet fjalë për Mirsad Bashën. Po ashtu shoqërimet në komisariat kanë nisur edhe në Tiranë, ndërsa protestuesit janë larguar.
Pasditen e sotme janë organizuar protesta ndaj rritjes spë çmimeve të karburantit dhe produkteve ushqimore në disa qytete të vendit tonë, siç është Tirana, Mirdita, Durrësi, Miloti, Shkodra, Saranda.
Ndërkohë më herët kryeministri i vendit, Rama ju është përgjigjur LIVE qytetarëve pas shqetësimeve të shumta që sollën rritjet galoponte të çmimeve të ksarburanteve dhe produkteve, çka sollën edhe protesta në të gjithë vendin gjatë ditës së enjte.



