Nisin shoqërimet e para të protestuesve, të cilët në shenjë revolte bllokuan disa akse rrugore në Tiranë kundër rritjes së çmimeve të karburantit, ushqimeve dhe shërbimeve.
Policia pasi i paralajmëroi për lirimin e rrugëve, ka ndërhyrë me forcat ‘Shqiponja’ dhe FNSH-në për shpërndarjen e protestuesve dhe lirimin e rrugëve si ‘Myslym Shyri’, kryqëzimin e ministrive në qendër të Tiranës.
Policia ka shoqëruar edhe disa persona, ashtu siç veproi edhe mbrëmjen e djeshme në ditën e parë të protestës.