Neser Kosova ka shansin të ndahet vetë nga hajdutët, të votojë Albin Kurtin!

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Neser Kosova voton. Gara duket interesante. Në mediat e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare, goditet fort krahu me radikal kundër hajdutëve apo klaneve të errëta nëpër labirinthet e interesave serbe, Albin Kurti. Dhe pse sulmohet, pikërisht është më i fortë e më afër fitores.

Albini, një djalosh i rritur nëpër protesta e burgje, një person i kompletuar e mjaft karizmatik në qëllimet e lexueshme më mirë se tek të tjerët, shumëherë oponencë me të gjithë spektrin politik të deritashëm, njëri ndër flamurtarët e bashkimit të trojeve shqipfolëse kulturarisht, ekonomikisht dhe shpirtërisht, neser ka provën e madhe, të mundë bindshëm errësirën kosovare.

Në 30 vitet e fundit, Kosova parakaloi nëpër synimet patriotike, duke harruar se nga ana tjeter segmente agjenturore pasuroheshin, eleminonin grupe rivale, prostituonion politikisht e ekonomikisht me prostiotutat e politikës së Tiranës e gjithmonë pushteti rrotullohej mes hajdutëve.

Pra, një rrugë shumë e errët është ajo e shtetit më të ri këto vitet e fundit, ku lideret e Kosovës, edhe nga lufta dualën milionerë. Shikoni pasuritë e tyre, shikoni jetën prej sheikësh të tyre, shikoni si sillen pasi votohen nga populli. Ata kanë qënë të afërt fushatave, të ndjekur nga kriminele e hajdutë dhe shumë të ftohtë e mospërfillës pas marrjes së pushtetit.

Neser është një ditë shansi për Kosovë, të votojë për ekonominë e vet, për autoritetin e vet, për perspektivën e vet, të votojë njërin nga ata që jeton thjeshtë dhe larg salltaneteve, Albin Kurtin.

Kjo pritet të ndodhë neser e Kosova të jetë më afër Europës e larg krimineleve e hajdutëve që kanë uzurpuar segmente të shtetit duke pënguar ekonominë e zhvillimin jo vetëm të rajonit.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu