Mrekullia e Shen Brixhidës së Irlandës

0

Shkruan Kostantin E Luçi

Shen Brixhida e Irlandes (1 Shkurt)
Shen Brixhida, u lind ne Dundalk, Irlande, ne vitin 450 dhe njihet si themeluesja e manastirit te pare ne Kontene e Kildare ne Irlande. Shenjtorja, vinte nga nje familje me nje baba pagan dhe nje nene te Krishtere. Qe ne moshe te re, Shen Brixhida, deshironte te behej murgeshe ne nje manastir, edhe pse babai I saj, insistonte qe ajo te martohej me nje te pasur, qe ai vete deshironte.
Por, Shen Brixhida, i lutet Perendise, qe bukuria e saj te venitej, ne menyre qe burri qe babai i saj deshironte ta martonte, mos ta pelqente ate. Dhe keshtu ndodhi,deshira e saj u plotesua, dhe babai i saj, pranoi qe ajo te shkonte ne manastir.
Kur, Shen Brixhida, i kerkoi babait te saj, qe ti jepte toke, ne Kildare,qe te ndertonte nje manastir, babai i saj, ju pergjigj se do ti jepte aq toke, sa do zinte dhe pelerina e saj. Por, me ndimen e Perendise, pelerina u zmadhua aq shume, sa zuri nje siperfaqe te mjaftueshme toke, per te ndertuar manastirin.
Gjithashtu na thuhet se Shen Brixhida, ndodhej prane babait te saj, kur ai ishte semure dhe ne çastet e fundit te jetes se tij, duke i treguar dhe folur per Krishterimin, dhe ne nje cast, kur ishte duke i folur per Kryqezimin e Krishtit, merr disa barishte nga toka,dhe ben nje Kryq. Tradita, na thote se perpara vdekjes, babai i saj kerkon te pagezohet, dhe me pas nderron jete si nje e Krishtere.
Shen Brixhida, kaloi ne amshim ne moshen 75 vjeç, ne vitin 525 dhe trupi i saj, u vendos ne kishen qe ajo themeloi. Disa shekuj me vone, reliket e saj, u sollen per tu vendosur ne Daunpatrik, per tu vendosur prane relikteve te Shen Patrikut dhe Shen Kolumcill, ndersa kafka e shenjtores, ndodhet ne Lisbone.
Shen Brixhida, eshte mbrojtesja e Irlandes, sebashku me Shen Patrikun dhe Shen Kolumcill.
Mrekullite e kryera nga Shen Brixhida jane te shumta per t’u treguar ketu, por ndoshta nje histori do te mjaftoje.
Nje mbremje shenjtorja ishte ulur me murgeshen e verber Dara, duke biseduar qe nga perendimi i Diellit deri ne lindjen e tij. Ato folen per gezimet e Mbreterise se Qiellit dhe per dashurine e Krishtit, duke humbur ne kete menyre sensin e kohes. Shen Brixhida u habit nga bukuria e tokes dhe e qiellit ne driten e mengjesit por duke kuptuar qe murgeshe Dara nuk ishte ne gjendje ta shikonte kete bukuri, u trishtua shume. Pastaj ajo u lut dhe beri shenjen e kryqit mbi syte e Dares dhe menjehere, murgeshes se verber iu hapen syte dhe ajo pa diellin ne lindje, dhe pemet dhe lulet qe shkelqenin nga vesa. Ajo shikoi per nje kohe, pastaj u kthye nga Shen Brixhida dhe tha: Mi mbyll perseri syte , sepse kur bota eshte e dukshme per syte, atehere shpirti shihet me pak dhe Shen Brixhida u lut dhe Dara u verbua perseri.
Burimi:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu