“Mos shkoni në Rusi”/ SHBA thirrje amerikanëve: Largohuni urgjentisht nga atje!

0

Një ditë pas “premtimit” rus për zvogëlim të sulmeve në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje qytetarëve amerikanë të mos udhëtojnë drejt Rusisë dhe në rast se jetojnë atje të largohen urgjentisht nga vendi.

Këshilli amerikan bëri me dije se ka raporte të vazhdueshme për shtetas amerikanë “të ndaluar nga ushtria ruse”.

Zyrtarët bëjnë me dije se ushtria ruse ka arrestuar edhe shtetas amerikanë që ndodhen në Ukrainë si dhe qytetarë në tentativë e sipër për tu evakuuar nga vendet e pushtuara nga Rusia.

“Nëse dëshironi të largoheni nga Rusia, duhet të bëni marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në njoftimin e SHBA-ve.

SHBA pezulloi ambasadën dhe konsullatën e saj në Ukrainë disa ditë pasi ushtria ruse hyri në Ukrainë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu